MENU
klinika

E çuditshme...

Merimangat e shtëpisë, të dobishme për shëndetin!

29.09.2022 - 10:15

Është e natyrshme të kesh frikë nga merimangat megjithatë, kjo frikë duhet kapërcyer ose injoruar. Merimangat kanë jetuar në shtëpitë tona që nga fillimi i kohërave dhe janë të dobishme për shtëpinë dhe shëndetin tonë. Matt Bertone, nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut (SHBA), ka shpjeguar pasojat e vrasjes së një merimange shtëpie.

Merimangat janë grabitqarë që ushqehen me dëmtuesit dhe insektet e bezdisshme si mushkonjat apo pleshtat. Përveç kësaj, ato janë të afta të gjuajnë edhe merimanga të tjera, kështu që nëse keni ndonjë insekt të këtij lloji në shtëpi, merimangat do të kujdesen për t’i eliminuar.

Një pjesë e madhe e merimangave janë helmuese, por shumë pak janë aq të forta sa të depërtojnë në lëkurë, edhe nëse na kafshojnë. Sigurisht që merimangat e zakonshme nuk janë helmuese. Për këtë arsye, nëse shihni një merimangë në shtëpinë tuaj, nuk duhet ta vrisni. Ekspertët kanë konstatuar se duke vrarë merimangat do të rrisim mundësinë e mbijetesës së specieve të tjera të dëmshme.

Ndërkaq, që nga nisja e studimit të helmit të disa kafshëve si gjarpërinjtë, merimangat apo akrepat ka gjithmonë përballë një kontradiktë të dukshme. Nga njëra anë, ekziston fakti se helmet janë të pasura me substanca antimikrobike dhe për këtë arsye konsiderohen një mjedis krejtësisht steril, pasi këto substanca vrasin bakteret me të cilat bien në kontakt. Nga ana tjetër, ekziston konstatimi se shumë pickime gjarpërinjsh apo pickime merimangash shkaktojnë infeksione, të cilat shkaktohen pikërisht nga ato mikroorganizma që helmi supozohet të vrasë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zgjidhjet natyrale në kushtet e shtëpisë

Çfarë e shkakton kruarjen e lëkurës?