MENU
klinika

Policia jep detajet

Merr flakë makina në ecje në Vlorë

05.09.2022 - 13:53

Një automjet ka marrë flakë në ecje. Ngjarja ka ndodhur në autostradë, “100 Vjetori”, në afërsi të fshatit Panaja.

Automjeti drejtohej nga shtetasi Sh.S. Dyshohet se shkak është një defekt teknik.

Njoftimi

Vlorë/Informacion paraprak

 

 

Rreth ores 08:20, në autostrad “100 Vjetori”, në afërsi të fshatit Panaja, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin Sh. S, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.