MENU
klinika

“Vetëm protestat do rivendosin ligjshmërinë”

Meta: Të ndahemi nga dekada e hajdutërisë së Ramës!

22.09.2022 - 19:42

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me zhvillimet për sulmin kibernetik mbi sistemet digjitale në Shqipëri.

Meta shtron pyetjen se në një shtet të kapur nga mafia, kush do i vendosë përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjit?

Ish-Presidenti shkruan se vetëm protestat qytetare do të mund të rivendosin rendin Kushtetues dhe ligjshmërinë, për t’u ndarë me dekadën e hajdutërisë së kryeministrit Edi Rama.

Postimi i Ilir Metës:

Në një shtet të kapur tërësisht nga mafia kush do t’i vendosë përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjit, të sigurisë kombëtare dhe të transferimit të të dhënave të qytetarëve te patronazhistët për qëllime shantazhi dhe presioni?

Vetëm protestat qytetare do të rivendosin rendin kushtetues dhe ligjshmërinë për t’u ndarë me dekadën e hajdutërisë dhe keqqeverisjes të Edvin K. Ramës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-presidenti flet për bashkëpunimin me Berishën

Protesta të tjera? Ilir Meta: Aksioni do të vijojë

“Dyshoj se sistemi TIMS nuk është goditur nga iranianët”

Meta për sulmet kibernetike: Bashkëpunim brenda shtetit!