MENU
klinika

Gjetja e tij mund të bëjë dikë “të pasur”!

Miliarderja ofron shumën e majme për qenin e zhdukur

21.09.2022 - 11:11

Humbja e kafshe për dikë, është e barasvlerëshme me atë të një personi të afërt për shumë të tjerë.

Së fundmi, Paris Hilton po përjeton një moment të vështirë pasi qeni i saj është zhdukur papritur. Modelja e njohur e ka ndarë trishtimin e saj më ndjekësit në Instagram, ku ndër të tjera ka kërkuar ndihmën e tyre për të gjetur “Diamond Baby-n” e zhdukur.

Për këdo që bie në gjurmët e qenit të saj, milionerja është shprehur se do të marrë një shpërblim marramendës, duke e kontaktuar në emilin që ka vendosur në dispozicion.

“Nëse keni ndonjë informacion mbi vendndodhjen e Diamond Baby ose besoni se e keni parë atë, ju lutemi kontaktoni [email protected],” shkroi Hilton.

Paris publikoi një njoftim për qenin, duke thënë se qeni u pa për herë të fundit pesë ditë më parë në zonën e Beverly Hills pranë Mulholland Drive dhe Clarendon Road.

Kështu, Hilton tha se jo vetëm që do të ofrojë një shpërblim për këdo që di diçka për zhdukjen e qenit të saj, por edhe se hetimet do të ndihmohen nga një detektiv privat, së bashku me dronët.

“Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për ta gjetur atë”, tha më tej Paris Hilton.

Milionerja ka treguar edhe mbi gjendjen e saj emocionale që pas largimit të qenit të saj:

“Ndihem sikur një pjesë e imja mungon dhe asgjë nuk është njësoj pa të këtu. Diamond Baby është gjithçka për mua, me të vërtetë si një vajzë për mua”,- shkroi ajo. “Ne ishim të pandara, ajo ishte shoqja ime më e mirë dhe gjithmonë pranë meje.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trashëgimtarja flet për vendimin

Paris Hilton, së shpejti nënë!