MENU
klinika

Ja zonat që përfshihen

Miratohet shtesa e huasë me Bankën Ndërkombëtare

22.09.2022 - 10:06

Këshilli i Ministrave ka miratuar shtesën e huasë me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike.

Gjatë një deklarate për mediat, zv. ministrja e Financave, Vasilika Vjero, tha se me këtë shtesë do të bëhet ndërhyrje në në zonat turistike të Ksamilit dhe Orikumit.

“Hyn në fuqi miratimi i marrëveshjes ndryshuese të huasë midis Shqipërisë dhe Bankës për Rindërtimi dhe Zhvillim, për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit. Është një marrëveshje e miratuar në vitin 2017 dhe besoj se është bërë publike dhe për ndërhyrjet në infrastrukturë dhe që i ka dhënë një shtysë të madhe turizmit.

Kjo marrëveshje e vitit 2017 përfshinte ndërhyrjet në qendrat urbane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit dhe Përmetit dhe parashikonte ndërhyrje në tre komponentë kryesorë, rikualifikimi urban, përmirësimi i infrastrukturës dhe më tej ndërhyrje në sitet turistike dhe zhvillime të marketimit të produkteve. Me këtë shtesë që u miratua sot do të shtohen dhe dy zona tejet të rëndësishme për sa i përket kapacitetit për zhvillimin e turizmit, është zona e Ksamili dhe ajo e Orikumi, që do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për të tre komponentët e mësipërm, pasi janë zona të rëndësishme të turizmit që numërojnë më shumë se 300 mijë turistë”, u shpreh ajo.

Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!