Për analistin Mentor Nazarko ka diçka që nuk shkon në marrëdhënien e opozitës me qytetarët. Në studion e “Log.’ Me Endri Xhafon, duke analizuar protestën e sotme të thirrur nga Ilir Meta, Nazarko tha se kauza e inceneratorëve është shumë e fortë, por nuk preku edhe këtë herë nervin e popullit.
Sipas tij, kjo lidhet me mosbesueshmërinë që kanë qytetarët ndaj opozitës. Duke u ndalur tek fjalimi i Metës, analisti tha se presioni i Metës ndaj SPAK nuk është efektiv.
“Nëse nisesh kush e organizoi, kush foli më shumë, është e PL. Luftën cilësisht e ka bërë kjo parti. Është përpjekje e PL për tu afirmuar si partia kryesore në luftën kundër korrupsionit, duke qenë se PD ka ato problemet e veta.
Problemi është se populli nuk ka nerva. Këto protesta nuk ia ngacmojnë nervin popullit. Shoh mungesën e nervit. Në marrëdhënien e opozitës me popullin ka diçka që nuk shkon, lidhet me besueshmërinë. Këto akuza kaq të forta nuk po tronditin popullin. Mungesa e masës kritike.
Momenti i dytë. Ju kishit zgjedhur sinkrone me regji, kishte përmendur SPAK. Unë personalisht nuk e imagjinoj që në momentin që e ke vënë lëvizjen SPAK i bën presion duke tentuar ta delegjetimosh. Gjuha e presionit ndaj institucionit nuk është efektive”, deklaroi Nazarko.