MENU
klinika

Moti i keq në Vlorë

Ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve

26.09.2022 - 11:15

Është ndaluar për dy ditë lundrimi i të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që veprojnë jashtë Gjirit të Vlorës për shkak të përkeqësimit të situatës hidrometeorologjike.

Ndërsa të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës, duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Kapiteneria e Portit njofton se janë lajmëruar “të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 26-27 shtator 2022”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qytetet që rrezikohen nga përmbytjet

Reshje shiu në të gjithë Shqipërinë


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë