MENU
klinika

Sytë katër!

Në shtator, tradhtojmë më shumë… pse?

08.09.2022 - 09:33
Askujt nuk do t’i pëlqente që të tradhtohej nga partneri apo partnerja për të cilin/cilën ka ndjenja të veçanta, por për fat të keq ky është një fenomen që ndodh rëndomtë.
Megjithatë, tani që ka nisur shtatori duhet të keni më shumë arsye për të qenë vigjilentë.

Tradhtarët kanë më shumë gjasa të fillojnë një lidhje tani, në krahasim me çdo muaj tjetër. Tradhtia rritet me 22% në fillim të vjeshtës, pasi njerëzit e pakënaqur në marrëdhënie duket se fillojnë të kërkojnë partnerë të rinj.

Studimi, i kryer nga ‘IllicitEncounters’ në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se 32% e grave dhe 34% e meshkujve thanë se vera e tensionon marrëdhënien e tyre.

Përfundimi i punës nga shtëpia është një tjetër faktor në rritjen e tradhtive në vjeshtë. Një e pesta e meshkujve (21%) dhe një numër i ngjashëm grash (19%) thanë se kishin më shumë gjasa të tradhtonin kur ishin kthyer në zyrë.

Rezultatet vijnë nga një sondazh me 2,000 njerëz nga ‘IllicitEncounters.com’, faqja kryesore e çështjeve familjare në Mbretërinë e Bashkuar. Janari ka qenë tradicionalisht gjithmonë muaji më i lartë i tradhtisë pasi bashkëshortët e pakënaqur e përdorin Vitin e Ri për të kërkuar partnerë të rinj, megjithatë shtatori u zgjodh si muaji më i mundshëm për një lidhje nga 32% e meshkujve dhe 31% e grave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën