MENU
klinika

Moderatorja ndan eksperiencën e mëmësisë

Nga historia e emrit të djalit, te Vlashenti si baba, rrëfehet Dojna

22.09.2022 - 11:01

Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent mirëpritën në jetë, në muajin gusht, djalin e tyre të parë të cilin e quajtën Nolan Sol Sata. Ashtu si gjatë shtatzënisë, edhe tani që është bërë nënë, Dojna është mjaft aktive në rrjetet socile, duke ndarë momentet më të ëmbla me të birin, por edhe këshilla për ndjekësit e saj.

Ajo ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale në Instagram duke u dhënë atyre mundësinë ta pyesin rreth temave të ndryshme. Mes të tjerash dikush e ka pyetur moderatoren: “Kë do konsideroje një nga mësimet më të rëndësishme që do t’i jepje Nolan Sol gjatë jetës?”

Moderatorja ka nënvizuar 3 mësime që do donte t’ia mësonte djalit:

“Do doja mos tu bënte të tjerëve atë që ai s’do donte t’ia bënin. Do doja të ishte një njeri shumë i lirë dhe mos të varej nga opinioni i të tjerve. Dhe gjithashtu një person që di të kërkojë falje.”

Më tej një tjetër ndjekës e ka pyetur Dojnë në lidhje me kujdesin ndaj djalit, dhe ndihmën që merr nga të tjerët. Moderatorja u përgjigj duke thënë se shumë familjarë të saj dhe partnerit e kanë ndihmuar që pas lindjes, ndërsa veçoi emrin e Vlashentit, për të cilin tha që “është me fat që e ka”, shkruan IconStyle.al.

“Për fat kam shumë njerëz që më ndihmojnë, sigurisht familja ime, mami im ka qenë në fomrë konstante motra ime ka ardhur nga Belgjika për të më ndihmuar, mami i Vlashentit erdhi nga Franca, por realisht personi që më ndihmon më shumë është Vlashenti. Nëse Nolan Sol pi sot qumësht gjiri është është në sajë të këmbënguljes që Vlashenti ka patur. Kam dashur të heq dorë, ai e merrte nga duar e mia, e qetësonte dhe i jepja përsëri gji. Për të gjitha herët që djali qante, nuk e donte gjirin, e merrte e qetësonte, e rivendoste po 10 herë, po 15 herë. Edhe gjatë natës kur unë zgjohem për t’i dhënë gji, ai e lan e ndërron. Kështu që jam me fat për Vlashentin”- u shpreh Dojna në Instastory.

Gjithashtu moderatorja ka zbuluar diçka që nuk e kishte thënë më parë. Ajo shprehu se fillimisht ajo dhe Vlashenti kishin menduar një emër tjetër për djalin e tyre, por e kanë ndryshuar në fund në Nolan Sol. Dojna sqaroi se e kanë bërë këtë zgjedhje pasi duhet të gjenin një emër që shqiptohet edhe në shqip edhe në frengjisht.

“Ne duhet të gjenim një emër që të tingëllonte edhe në Shqipëri edhe në Francë sepse Nolan Sol ka të dyja kombësitë. Kur mendonim emra shqiptarë nuk shqiptoheshin në Francë, kur mendonim emra të bukur francez, nuk shqiptoheshin këtu. Ne kishim menduar emër komplet tjetër që në muajin e tretët të shtazënisë, që nuk ia vumë sepse 24 orë para na thanë që është një emër që mund të ketë konotacion negativ në Francë. Emrin sdo ta them sepse sot e kësaj dite e kam pikë të dobët”- tregoi Dojna.

Ajo foli edhe për gjendjen e saj pas lindjes, ku u pyet nga një ndjekëse nëse ka pasur depresion post-partum.

“Unë nuk kam kaluar depression post-partum. Pasi si bricjap tipik kisha imagjinuar të gjitha gjërat. Sigurisht kam edhe unë momente që jam e ngarkuar, ndjehem keq, por është shumë e rëndësishme të keni dikë afër”– tha Dojna.

Sa i përket formave trupore, Dojna tha se është rikthyer në peshën që ka qenë para shtatzënisë, ndërsa shtoi se nuk ka mbajtur një dite dhe nuk ka bërë palestër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN