MENU
klinika

Partnerët e tyre miq prej një jete...

Nuk flet më me Einxhel Shkirën? Ja si u përgjigj Sarah Berisha

22.09.2022 - 10:59

Sarah Berisha ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Goca e Gra”, ku ka folur për jetën e saj personale

Mirëpo, ajo u ndal edhe te marrëdhënia e saj me Einxhel Shkirën, ku u hamendësua se vajzat nuk flasin me njëra tjetrën pasi Sarah nuk u shfaq në festën e prezantueses për zbulimin e gjinisë së bebit.

“Më pengon pak që bëhet ky krahasimi mes çifteve. Siç është PM dhe Dagz, ata kanë dhe shokë të tjerë që janë me të dashurat e tyre. Ata janë kolegë dhe shumë shumë shokë të mirë. Mes nesh nuk ka krisje. Prandaj më bezdis ky fakti, që çfarë duhet të bëjë një çift duhet ta bëjë një tjetër. Ose pjesa e shtatzënisë. Jam e sigurt dhe Einxhel bezdiset nga këto gjëra. Me Einxhel nuk jam zënë, dhe nuk do zihem, kështu që njerëz flini të qetë. Është marrëdhënie shumë normale. Nuk bëhem siç ishim brenda shtëpisë, por… kur u prishën shoqëri më të mëdha në Big Brother…”- theksoi Sarah ndër të tjera.

Sarah dhe Dj PM janë një ndër ciftet më të komentuar që pas daljes nga BBV.

Më herët Dj PM ka folur në lidhje me “defektet” e Sarah, duke treguar gjënë që nuk i pëlqen më shumë te ajo.

“Nuk më pëlqejnë shumë gjëra, por njëra që s’më pëlqen më shumë është që kur Sarah, kur duam të bëjmë diçka edhe Sarah është kundër, nuk bëhet. Sarah do të bëjë diçka që ne nuk na bëhet, ajo ia nis të qajë. Bën një fytyrë kështu, tkurret. Dhe ne duhet ta bëjmë. Ose na thirr policinë na thirr zjarrfikësen”- u shpreh Pm duke qeshur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Edhe me armikun nuk do ishte sjellë kështu”

Kriset marrëdhënia Einxhel-Dj Dagz

“Çfarë t’i bëj Dagz se…”

Dj Pm flet për raportet me Einxhelin