MENU
klinika

Mos gaboni më t’i hidhni

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i gjetheve të panxharit!

22.09.2022 - 11:28

Hedhja e gjetheve të panxharit është një gabim i madh që bëhet. Gjethet e panxharit përmbajnë shumë lëndë ushqyese të cilat për trupin janë vërtet të domosdoshme. Një porcion me gjethe panxhari, rreth 38 gramë, siguron pothuajse gjysmën e dozës së nevojshme ditore të vitaminës A. Kjo vitaminë është jashtëzakonisht e rëndësishme për imunitetin dhe shëndetin riprodhues, si dhe është e dobishme për shëndetin e lëkurës, së cilës i jep shkëlqim.

Gjethet e panxharit përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të vitaminës C, e cila është e domosdoshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Kjo vitaminë është aleati juaj më i mirë në luftën kundër ftohjes dhe gripit, në çdo stinë të vitit. Polifenolet që mund të gjenden në gjethet e freskëta të panxharit përmbajnë veti antioksiduese që mund të reduktojnë dhe trajtojnë inflamacionet e ndryshme në trup.

Gjethet e panxharit përmbajnë gjithashtu antioksidantë të shumtë, si acidi kafeik dhe elagjik. Në gjethet e panxharit, ka më shumë nga këto substanca se në çdo perime tjetër. Ekziston edhe acidi alfa-linolenik (ALA) nga familja e acideve omega-3. Gjethet e panxharit kanë një shije paksa të ëmbël dhe kombinohen në mënyrë perfekte me të gjitha perimet e tjera. Mund të përgatisni një sallatë të shijshme dhe ta shijoni sipas dëshirës. Përveç kësaj, kombinohen mirë edhe me frutat.

Në botën moderne, dyqanet na presin në çdo cep dhe shumëllojshmëria e produkteve që na ofrojnë është e madhe. Por ndonjëherë kjo vetëm e bën situatën më të vështirë. Mund të hasim në një produkt me një datë skadimi të vonuar ose të përfundojmë duke blerë fruta dhe perime të papjekura ose pa shije. E mira është se të gjitha këto gjëra mund t’i shmangni nëse dini këshillat e duhura dhe për këtë arsye mësuam disa truke që do t’ju ndihmojnë të blini produkte të freskëta dhe të shëndetshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndihmojnë dhe për bark të fryrë

Çfarë të hamë kur kemi gazra?