MENU
klinika

Pedagogët: Protestat do të vazhdojnë

Përfundon takimi, Evis Kushi nuk pranon kushtin për rritjen e pagës!

23.09.2022 - 18:25

Ka përfunduar pa konsesus takimi i ministres së Arsimit Evis Kushi me pedagogët e Universitetit të Tiranës në lidhje me kërkesat e këtyre të fundit për rritje të pagës dhe kushte më të mira për arsimin e lartë.

Në daljen për mediat pedagogët thanë se kanë këndvështrime të kundërta me ministrinë ndërsa shtuan se protesta e datës 5 tetor e paralajmëruar nga ana e tyre nuk do të anulohet.

“Trajtimi financiar i profesioriatit nuk është çështje vetëm e rrogave. Por sit ë vendosim prioritet zhvillimin e arsimit të lartë cilësor në Shqipëri. Që studentët shqiptarë të qëndrojnë këti dhe jo të shkojnë nëpër botë.

Ne në kërkesat tona kemi qenë miminalistë, ndërsa ministria thotë që janë të ekzagjeruara. Jemi në pritje të një reagimi për këto kërkesa që ramë dakord me ministrinë. Në këtë prizëm nuk mbetet gjë tjetër përveçse të vazhdojmë protesta. Protesta e 5 tetorit nuk anulohet, ajo do vazhdojë.

Për rritjen e pagave nuk është arritur dakordësi. Ministria thotë që 180 euro është rritje e jashtëzakonshme. Ne mendojmë që 200 euro është tallje. Ne mendojmë që jemi në kushtet e një inflacioni shumë të lartë. Nuk bëjmë fjalë për një analizë krahasuese por për pozicionin e pedagogut dhe profesioriatit”, deklaroi një nga pedagogët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN