MENU
klinika

"Nuk është marrë asnjë masë nga bashkia"

Përmbytjet në Vaun e Dejës, banorët në protestë

24.09.2022 - 12:32

Dy javë pas përmbytjeve, disa banorë në Bashkinë Vau i Dejës kanë dalë në nja protestë. Ata shprehen se nuk është marrë asnjë masë dhe ndihen të rrezikuar nga përmbytjet.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga bashkia në ndërtimin e argjinaturave mbrojtëse dhe pastrimin e kanaleve kulluese.

“Po bën dy javë që nga përmbytje. Nuk kemi marrë ende përgjigje për mënyrën se çfarë do ë bëjë bashkia. Vetë bashkia është aktorja e përmbytjes së fermës time. Kanë montuar dy porta atje pa projekt. Na kanë përmbytur në mënyrën më barbare. Nuk kanë as karakter për të na kërkuar falje. Këta edhe pas kësaj që kanë ndodhur nuk kanë ardhur të marrin masat”, thotë një prej tyre.

Për shkak të përmbytjeve të fundit në këtë zonë, dëmet kanë qenë të konsiderueshme. Ndërkohë, të rrezikuara nga përmbytjet janë dhjetëra familje.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit