MENU
klinika

"Grupi mediatik kritik me qeverinë"

“Prestige Resort”: prishja e paligjshme pushton mediet e huaja

04.09.2022 - 08:08

Një numër i madh mediash europiane kanë raportuar ditën e sotme mbi sulmin e paligjshëm të IKMT-së në Prestige Resort ku janë shkatërruar dy pishina të këtij kompleksi.

Media nga Greqia, Suedia dhe Polonia i kanë kushtuar një hëpësirë të mëdha kësaj ngjarje që ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në turizmin e vendit.

“Kompleksi “Prestige Resort” në bregdetin e Adriatikut pranë Durrësit i përket grupit më të fortë mediatik në vend, me president Irfan Hysenbelliu. Grupi i tij mediatik ndjek një linjë të ashpër kritike ndaj qeverisë Rama. Kompleksi turistik në fjalë është me pesë yje dhe me famë ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e medias greke”, shkruan ERT në Greqi.

Ndërsa media polake TVN 24 shkruan se në Prestige Resort ku ndërhyri IKMT-ja ka edhe turistë nga Polonia, që u tronditën nga ajo që panë mëngjesin e të premtes.

“Zbritëm në mëngjes dhe të gjithë u habitëm. Pajisjet e rënda hynë në ambientet e hotelit dhe filloi prishja e dy nga tre pishinat. Sot ka mbërritur një grup i madh turistësh nga Polonia. Nuk e di nëse mund të qëndrojmë këtu. Nuk kemi asnjë informacion se duhet të ndryshojmë vendndodhjen tonë. Disa thonë se i gjithë hoteli do të prishet, tha zoti Robert, një turist polak që qëndron në hotelin Prestige Resort pranë Durrësit, Shqipëri”, cituar nga media Kontakt 24.

“Herët në mëngjes të së premtes, kaos ka shpërthyer në hotelin “Prestige Resort” në Shqipëri”, raporton aftonbladet.se.

Rreth 50 suedezë arritën të shihnin sesi zona e hotelit u shkatërrua nga ekskavatorët.

“Njerëzit janë të prerë, ka polici dhe postblloqe”, thotë turisti Johan.

Sipas menaxheres së shtypit të agjencisë mediatike Apollo, Sandra Miller Kinge, rreth 50 suedezë jetojnë në hotel dhe ata tani po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll.

“Ne kemi komunikim të ngushtë me hotelin dhe autoritetet, dhe kemi staf në vend në Shqipëri, të cilin mund ta kontaktoni nëse jeni të shqetësuar. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta zgjidhur këtë”.

Apollo nuk e di se çfarë fshihet pas aksionit.

“Nga sa kuptoj unë, është një lloj dëmtimi i një pishine. Nuk është argëtuese, është një pishinë më pak për t’u përdorur. Por me sa dimë, asgjë kërcënuese nuk ka ndodhur. Ne ndjekim zhvillimin dhe përpiqemi të sigurojmë që të ftuarit të kalojnë mirë”.

Ministria e Punëve të Jashtme shkruan në një email për Aftonbladet:

“Ministria e Jashtme ka dijeni për një incident në një hotel në Shqipëri, por nuk ka asnjë informacion që të tregojë se është një situatë krize konsullore. Udhëtarët e prekur që kanë pyetje duhet të kontaktojnë operatorin e tyre turistik”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pronarët: Ndërhyrje e paligjshme, presion politik

IKMT prish pishinat e “Prestige Resort”, turistët dalin të frikësuar

Sulm ndaj biznesit të pronarit të News24 dhe Panorama

IKMT ndërhyje të paligjshme pranë “Prestige Resort”

Reagon Ministria e Brendshme: Ja e vërteta

IKMT prish dy pishinat e resortit në Golem