MENU
klinika

As Charles III, as William/ Të dhënat që shokuan të gjithë

Princ Harry do të jetë Mbreti i Britanisë së Madhe!

21.09.2022 - 11:06

Pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II, më 8 shtator në krye të mbretërisë britanike u vendos pasardhësi i saj, sot Mbreti Charles III.

Pas këtij momenti të shumtë kanë qenë kritikët që janë shprehur se monarku aktual i Britanisë së Madhe brenda pak vitesh duhet të abdikojë fronin, pasi në moshën e tij pothuajse të gjithë paraardhësit e tij janë ndarë nga jeta dhe mbretërisë i duhet një udhëheqës i ri.

Sipas rendit, edhe sikur një gjë e tillë të ndodh froni i mbetet Princit William. Mirëpo së fundmi një mësues, studiues shpirtëror ka habitur me deklaratën e tij.

Jasmine Rose Anderson u shpreh se Princi Harry mund të përfundojë duke marrë kurorën dhe të kurorëzohet Mbret brenda tetë viteve. Këtë përfundim ai e nxorri pasi ishte në gjendje të kanalizonte shpirtin e Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth.

Më tej shkrimtari pretendoi se rrethanat e jashtëzakonshme do ta vendosin Harry-n në fron deri në vitin 2030 pas një tjetër krize të madhe financiare.

Në mënyrë të pabesueshme, Jasmine e sheh Dukën e Sussex-it që përfundimisht të bëhet Mbret, pavarësisht se është i pesti në radhën e fronit pas krizës ekonomike – të cilën Banka Botërore e ka parashikuar për vitin 2023 me një recesion të afërt.

Ai vazhdoi: “Siç qëndron, kurora mund të jetë e Harrit brenda tetë viteve të ardhshme. Shikoni këtë lojë sepse do të ketë ndryshime të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar dhe si shoqëri në tërësi, duke përfshirë një përplasje financiare deri në fund të vit.”

Ju kujtojmë që momentalisht Harry dhe Meghan Markle janë të frustruar me Mbretin Charles, pasi ky i fundit refuzoi tu jeptet titullin mbretëror HRH fëmijëve të tyre, Archie dhe Lilibet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tradhti, vdekje, martesa të padëshiruara

Skandalet që tronditën familjen mbretërore britanike

Harry ‘me dhimbje koke’, Kate Middleton fatlume! Ja vendimi për Meghan Markle

Testamenti/ Si do ndahen 560 milionë euro që Elizabeth II la trashëgimi!


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?