MENU
klinika

Analiza e CNN

Problemi i Evropës nuk është Meloni, është e gjithë e djathta…

27.09.2022 - 13:58

Votuesit në Evropë po zgjedhin të djathtën ekstreme.

Në Itali, partia politike Vëllezërit e Italisë e Giorgia Melonit përshkruhet në raportin e CNN si “qeveria më e ekstremit të djathtë që nga epoka fashiste e Benito Musolinit”.

Ky përshkrim, të kujton Luftën e Dytë Botërore, megjithëse është e rëndësishme të merret parasysh se ku fillon dhe ku mbaron krahasimi.

Meloni, sado shqetësuese mund të jetë retorika e saj, është një nënë 45-vjeçare nga Roma që përgatitet të udhëheqë një qeveri koalicioni, jo një diktatore me uniformë ushtarake që udhëheq një regjim fashist.

Ajo do të pretendojë fitoren pasi synon imigracionin, çështja e preferuar e politikanëve nativistë dhe populistë në mbarë botën. Ashtu siç ish-presidenti i SHBA Donald Trump erdhi në pushtet duke premtuar ndërtimin e një muri midis SHBA-së dhe Meksikës, Meloni sugjeroi vazhdimisht një “bllokadë detare” për të ndaluar fluksin e njerëzve në Evropë nga Mesdheu.

How the far right is surging in Europe | CNN Politics

Në Suedi, një parti e përshkruar si me “rrënjë neo-naziste” ka përdorur ndjenjat anti-emigrante dhe ka fituar më shumë se 20% të votave në zgjedhjet e fillimit të këtij muaji, mjaftueshëm për t’i dhënë asaj njëfarë ndikimi mbi qeverinë e re që po formohet atje.

Në sistemin parlamentar të Italisë, Vëllezërit e Italisë, të cilët morën pak më shumë se një të katërtën e votave, do të marrin kontrollin e qeverisë si pjesë e një koalicioni të krahut të djathtë me partitë e tjera.

Sa shqetësuese është kjo?

Politikat anti-imigruese që mund të vijnë nga Meloni në Itali janë shqetësuese. Kam biseduar me Trygve Olson, presidenti i Viking Strategies, një qendër ndërkombëtare e rrezikut politik.

Ai ka punuar si konsulent në shumë vende dhe ka argumentuar se Meloni mund të evoluojë në detyrë.

“Fakti i thjeshtë që ata kanë fituar pushtetin nuk do të thotë domosdoshmërisht se sistemet e tyre demokratike janë thyer,” më tha Olson në një bisedë telefonike. “Është shqetësuese. Dhe thotë se ka shumë votues evropianë që ndihen të dëshpëruar përsa i përket disa prej shqetësimeve të tyre që nuk merren parasysh nga partitë tradicionale.”

Por partitë tradicionale janë ende atje për të siguruar kontrolle kundër politikanëve të ekstremit të djathtë.

Zyrtarët evropianë kanë sugjeruar se mund të reduktojnë fondet për Italinë nëse politikat e Melonit shkelin sundimin e ligjit.

“Nëse gjërat shkojnë në një drejtim jo të mirë– flas për Hungarinë dhe Poloninë – ne kemi mjete të tjera në dispozicion”, tha së fundmi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Rafaela Dancygier është profesoreshë e politikës dhe marrëdhënieve publike dhe ndërkombëtare në Universitetin Princeton, dhe ka studiuar si të djathtën radikale ashtu edhe çështjen e emigracionit në Evropë.

Ajo më tha në një bisedë telefonike se ndërsa amerikanët mund ta shohin suksesin e partive të ekstremit të djathtë si një ndryshim të papritur, nuk është kështu në Itali dhe se qëndrimet e ekstremit të djathtë janë normalizuar në Itali vitet e fundit.

“Unë e di se ka një lloj tundimi për ta përshkruar këtë si një ndryshim radikal,” tha ajo. “Dhe është padyshim radikale, por thjesht nuk mendoj se është një ndryshim. Ky është vazhdimi i një trendi.”

Dancygier gjithashtu vuri në dukje se pjesëmarrja ishte më e ulët në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.

“Është gjithashtu një dështim i së majtës,” tha ajo.

Parlamenti i BE-së kohët e fundit deklaroi se Hungaria nuk është më një “demokraci e plotë”. Hungaria udhëhiqet nga Viktor Orban, i preferuari i konservatorëve amerikanë. Ai foli në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Teksas këtë verë dhe Michael Warren i CNN raportoi në atë kohë se Orban tingëllonte shumë si Trump gjatë fjalimit.

Presidenti i Polonisë, sakaq, është Andrzej Duda, i cili u rizgjodh në vitin 2020 me fokus në ndjenjat anti-LGBTQ. Duda është një tjetër i preferuar i Trump.

European populist far-right parties meet in Warsaw | Europe | News and  current affairs from around the continent | DW | 05.12.2021

Ka shumë prova që politikanët e ekstremit të djathtë kanë fituar në Evropë vitet e fundit.

Kandidatja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, humbi garën e saj kundër presidentit Emmanuel Macron në fillim të këtij viti, por ajo mori më shumë se 41% të votave në balotazh, shumë më tepër se sa mori në 2017.

Ai vit – 2017 – ishte i njëjti kur partia anti-imigruese Alternativa për Gjermaninë, AfD, fitoi për herë të parë vende në parlamentin gjerman, Bundestag.

Një deputet i Parlamentit Evropian që përfaqëson AfD, për Luke McGee të CNN për historinë e tij, “Kushtet janë perfekte për një ringjallja populiste në Evropë.”

Qëndrimet e  politikanëve të ekstremit të djathtë janë të ngjashme në të gjithë Evropën, tha Dancygier:

Ata janë kundër demokracisë liberale dhe preferojnë demokracinë e një lloji më populist apo autoritar.
Ata theksojnë shumë shpesh krishterimin dhe rëndësinë e nacionalizmit të krishterë, si dhe rolin e familjes.
Ata bëjnë fushatë të hapur kundër asaj që ata e quajnë lobi LGBTQ.

Kur pyeta se si rritja e partive të ekstremit të djathtë në Evropë ndryshon nga fuqia e politikanëve të ekstremit të djathtë në SHBA, Dancygier argumentoi se sistemi amerikan në të vërtetë lejon vetëm dy parti.

Shumë platforma të partive shtetërore në SHBA do të ishin shumë të ngjashme me një parti të ekstremit të djathtë në Evropë.

Burimi: CNN

Përktheu dhe përshtati: Konica.al