MENU
klinika

Çfarë tha Nostradamusi?

“Profecia: viti 2022, një seri katastrofash të paralajmëruara?”

25.09.2022 - 11:47

         Në të vërtetë, Nostradamusi parashikoi gjashtë fatkeqësi që do të goditnin botën në vitin 2022. Gjithë ngjarjet e parathëna nga mjeku dhe astrologu francez Mishel dë Nostradamus (Michel de Nostradamus, 1503-1533), i njohur si Nostradamusi, kanë ndodhur në mënyrë të pashpjegueshme: nga rënia e Murit të Berlinit deri te katastrofa bërthamore e Çernobilit, nga Lufta e Gjirit deri te shfaqja e epidemive të reja si SIDA, apo sulmi ndaj Papës dhe rënia e Kullave BinjakeNë librin “Nostradamusi: Profecitë e reja deri në vitin 2025”, të shkrimtarit francez Jean-Charles de Fontbrune, një nga profesionistët më të mirë të Nostradamusit, parathuhet e ardhmja e njerëzimit në shekullin XXI. Vëllimi përmban një përpunim të tekstit origjinal “Shekuj profecie” (1555), i konsideruar si vepra përmbledhëse e astrologut francez, i përbërë nga qindra strofa me rimë që parashikojnë ngjarje katastrofike./Konica.al

1. Profecia e Nostradamusit për 2022: luftë dhe imigrim.

Në një të dhjetën e strofave të shekullit të tretë flitet pikërisht për vitin 2022 dhe Nostradamusi paraqet parashikimin: “Më shumë fatkeqësi gjaku dhe urie. Shtatë herë gati për bregdetin. Monech i urisë, vende të pushtuara, burgime”. Pra, luftë dhe imigrim do ta karakterizojnë vitin 2022 me rezultate thuajse katastrofike.

2. Kriza politike

“Tempujt e shenjtë të stilit të hershëm romak do të lëkundin themelin e Deas”. Kriza ndërkombëtare e parashikuar nga Nostradamusi mund të reflektohet në një shpërbërje të themeleve të Bashkimit Evropian, themeluar në vitin 1957, për shkak të paqëndrueshmërisë politike. Sipas astrologut, kriza drejtuese mund t’i nënshtrohet një shkalle inflacioni, ose rritja e çmimeve një falimentim në ekonomi. Inflacioni (dhe uria) do të çojnë në rebelimin e popujve.

3. Rrethimi i Parisit

Gjithashtu, strofa e Nostradamusit hedh një hije dyshimi mbi kryeqytetin francez, mbuluar nga zjarri e arma. Franca, sipas astrologut, në fakt mund të kërcënohet nga një “kërcënim me prejardhje nga Lindja”. Për më tepër, Nostradamusi pret që ushtarët të ngrenë kampe përreth “qytetit të madh”.

4. Kriza klimatike

“Nën klimën e kundërt babilonase. E madhe do të jetë pa shpërthim”. Profecia e parafundit enigmatike e Nostradamusit për vitin 2022 duket se lidhet me ndryshimin e klimës, një emergjencë serioze e shekullit tonë. Astrologu duket se paralajmëron mungesën e lëndëve të para, rritjen e temperaturave të deteve dhe, së fundi, një tërmet të tmerrshëm që do të tronditë Azinë në një periudhë thatësire të madhe. “Drejt gjysmë thatësirës ekstreme. Në thellësi të Azisë do të thonë tërmet”.

5. Zhvillimi i inteligjencës artificiale

Në dekadat e fundit teknologjia ka evoluar kaq shumë, sa është e vështirë të parashikohet se çfarë zhvillimesh do të ndodhin nga njëri vit në tjetrin. Kjo e bën edhe më mbresëlënës faktin se Nostradamusi duket se hamendëson inteligjencën artificiale qysh në vitin 1500. Gjithsesi, strofa e Nostradamusit është e paqartë dhe nuk flet drejtpërdrejt për robotë, një term i panjohur për astrologun e shekullit të gjashtëmbëdhjetë. “Hëna në mes të natës mbi malin e lartë. E sheh i urti i ri me tru të vetmuar. Nga dishepujt e tij të ftuar për të qenë të pavdekshëm. Sytë drejt jugut. Duart në gjoks, trupat në zjarr”. Termi “inteligjencë artificiale” mund t’i referohet pajisjeve të ndryshme teknologjike: nga altoparlantët inteligjentë te njohja e fytyrës, deri te makinat e reja vetëdrejtuese. Shumë ekspertë kanë paralajmëruar tashmë për rreziqet dhe implikimet e mundshme të mbështetjes së tepërt në teknologji. Nostradamusi ishte përpara kohës së tij me përshkrimin e “dishepujve të pavdekshëm”, që duket se u referohet robotëve
bashkohorë./Konica.al

6. Vdekja e një njeriu të madh

Si përfundim, Nostradamusi parashikon për vitin 2022 vdekjen e papritur të një personaliteti të lartë, i cili do të sjellë një ndryshim të madh. Cila do të jetë humbja e rëndë që e pret botën në vitin 2022? Ekspertët drejtojnë gishtin te diktatori korean Kim Jong-Un, i cili tashmë ka shfaqur një humbje të papritur në peshë, ndoshta për shkak të ndonjë sëmundjeje. Mirëpo, formula enigmatike e Nostradamusit mund t’i referohet edhe Madhërisë së tij, Mbretëreshës Elizabeta e Anglisë. Zoti e ruajt Mbretëreshën! – do të thoshin britanikët. Për shpëtimin e Mbretëreshës së Anglisë, megjithatë, mund të vërejmë se parashikimet e Nostradamusit janë gjykuar si shembuj të të ashtuquajturës “mendjehollësi prapavështruese”. Në fakt, sipas studiuesve, strofat janë shkruar në mënyrë të paqartë, saqë kushdo, në retrospektivë, mund t’i lexojë dhe interpretojë sipas dëshirës.

Pra, cilat profeci të Nostradamusit do të realizohen në vitin 2022? Natyrisht, ne shpresojmë që të mos ketë asnjë, por a nuk duken të gjitha “vërtet” të mundshme? Pasardhësit, do të gjykojnë./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zonja jonë do të qajë për ne"

Nostradamus e tha 500 vjet më parë

Nga transplantet e organeve tek mediat sociale

10 parashikimet e shkrimtarëve futuristë, që sot janë vërtetuar


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit