MENU
klinika

Ish-presidenti flet për bashkëpunimin me Berishën

Protesta të tjera? Ilir Meta: Aksioni do të vijojë

20.09.2022 - 22:11

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se do të zhvillojë protesta të tjera. Ish-Presidenti tha se aksioni do të vijojë në ato vende, ku sipas tij, po kryhen abuzime dhe po vidhet.

I ftuar në RTSH, Meta foli dhe për bashkëpunimin me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai tha do të vijojë koordinimin me kreun e PD-së për të fuqizuar opozitarizmin.

Meta: Lidhur me pjesëmarrjen, kush dëshiron të bëjë pjesëmarrje nuk mund t’i ftojë qytetarët të vijnë në Sharrë, qoftë për largësinë, ngushtësinë e vendit, plus faktin që janë varrezat atje. Vajtja atje ishte një mesazh i qartë dhe vetë organizimi. Ishte një protestë e qartë me fakte, të dhëna. Unë për herë të parë vajta atje dhe e pashë. Kishte dhe një mensë. Kishte një serë, që është me lekët e BE-së. Nëse vëmë re, ka pasur një pëërpjekje për të shmangur temën e inceneratorët.

Dekomunistizimi e kështu iniciativash të tjerash. Rama ka shqetësim despiunizimin pas 30 vitesh. Kërkon të heqë vëmendjen nga inceneratorët, mban drejtësinë në Presion dhe përpiqet që nejrëzit të harrojnë këtë aferë. Aksioni do jetë vazhdimisht, skena krimi ku po abuzohet, po vidhet. Përsa i përket bashkëpunimin me Berishën, kemi qenë që pas 25 korrikut në dispozicion të koordinimit. Jemi të gatshëm të zhvillojmë çdo aksion të përbashkët që fuqizon opozitarizmin. Kontakte kam pasur dhe do kem.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dyshoj se sistemi TIMS nuk është goditur nga iranianët”

Meta për sulmet kibernetike: Bashkëpunim brenda shtetit!