MENU
klinika

Pas daljes nga “Big Brother VIP”

Publikohet fotoja e parë e Donaldit dhe Beatrix

02.09.2022 - 10:34

Një foto po qarkullon e Beatrix dhe Donaldit që po bën xhiron e rrjetit kudo.

Dyshja shihen në një makinë së bashku pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”.

Po përse kjo foto po qarkullon vallë në këtë ditë të shënuar për Donaldin, i cili feston ditëlindjen?

Bora Zemani tashmë dihet që do të jetë prezantuese e “Dancing With The Stars”. Mirëpo, tashmë raportohet se edhe Donald Veshaj do të jetë bashkëprezantues në spektaklin e kërcimit.

Kryefjala thekson se aktori Donald Veshaj do të presë personazhet në “Gold Room”.

Epo, mesa duket ata nuk do të jenë vetëm cift në jetë por edhe në skenë.

Nga ana tjetër, Beatrix ka pranuar në një intervistë, se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn mirëpo ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN