MENU
klinika

Rusia në kaos...

Putini mobilizon edhe fermerët, rrezikohen të korrat

27.09.2022 - 14:54

Fermerët janë mes rusëve që po dërgohen në ushtri, tha Putin në një takim me zyrtarët të martën, duke sinjalizuar rreziqe të mundshme shtesë për të korrat e drithit të vitit 2023.

“Dëshiroj t’u drejtohem edhe krerëve rajonalë dhe drejtuesve të ndërmarrjeve bujqësore. Në kuadër të mobilizimit të pjesshëm janë duke u thirrur edhe punëtorët e bujqësisë. Familjet e tyre duhet të mbështeten. Ju kërkoj t’i kushtoni vëmendje të veçantë kësaj çështjeje”, tha Putin në takimin televiziv.

Putin tha gjithashtu në takim se Rusia është në rrugën e duhur për të korrur një prodhim rekord prej 150 milionë tonësh, përfshirë 100 milionë tonë grurë, në vitin 2022, raporton Al Jazeera.

Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, por shirat kanë vonuar ndjeshëm mbjelljen e grurit dimëror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Largimi i rusëve pas mobilizimit ushtarak

A do t’i mbyllë Kremlini kufijtë?