MENU
klinika

Urdhri

Putin detyron ushtarët të luftojnë, trupat që refuzojnë do të përballen me 10 vjet burg

24.09.2022 - 19:40

Trupat ruse që refuzojnë të luftojnë, dezertojnë, nuk i binden urdhrave ose të dorëzohen në Ukrainë, tani mund të përballen me 10 vjet burg.

Ligji i ri u nënshkrua nga presidenti rus Vladimir Putin të shtunën. Ai u miratua në fillim të javës nga dhomat e parlamentit.

Më parë, trupat dezertuese ishin përballur me pesë vjet burg.

Megjithatë, ka pasur raporte të përhapura për ushtarë rusë në Ukrainë që refuzojnë të luftojnë – ose ikin nga vendi për të shmangur thirrjen.