MENU
klinika

Analiza e The Washington Post

Putini duhet t’ia ketë frikën Perëndimit, jo Perëndimi Putinit!

22.09.2022 - 09:30

Diktatori rus Vladimir Putin vazhdon të pësoja dështime në pushtimin e tij të Ukrainës.

Nga këndvështrimi i tij, java e fundit ka qenë një katastrofë.

Ofensiva mahnitëse e Ukrainës, çuditërisht e suksesshme në Kharkiv ka vazhduar, pasi ka çliruar tashmë rreth 3,500 milje katrore nga sundimi rus – pra, më shumë se Delaware dhe Rhode Island së bashku.

Trupat ukrainase tani janë afër provincës Luhansk, të cilën e kishin humbur në korrik.

Kjo e bën gjithnjë e më të pamundur që Putini të arrijë ndonjëherë edhe objektivin e tij të zvogëluar për të pushtuar rajonin e Donbasit.

(Luhansk është një nga dy provincat që përbëjnë Donbasin.)

FILE Ñ A woman walks past graffiti that reads ÒKiss me when we meetÓ in Svitlodarsk, eastern Ukraine, on Jan. 22, 2022. The secessionist war that has consumed the eastern region of Ukraine colloquially known as Donbas has left the town of Svitlodarsk in a particularly vulnerable position. (Tyler Hicks/The New York Times)

Forcat ruse vazhdojnë të përpiqen dhe, deri më tani, duke dështuar, të ndryshojnë strategji.

Gjatë fundjavës, trupat ukrainase kaluan lumin Oskil, një pengesë natyrore për përparimin e tyre.

Në Izyum, trupat ruse kanë lënë pas më shumë varre masive të viktimave të tyre për t’u zbuluar nga hetuesit e krimeve të luftës.

Ssundimi i tij është varur nga frika dhe fuqia që tani po shterrohet – për t’u zëvendësuar me neveri dhe përbuzje. Kryeministri Narendra Modi i Indisë, një blerës kryesor i energjisë dhe armëve ruse, e qortoi hapur Putinin gjatë një takimi të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Samarkand, Uzbekistan.

Xi Jinping i Kinës nuk e ka kritikuar hapur Putinin, por as nuk e ka mbështetur diktatorin rus.

Një tregues i statusit të humbur të Putinit në botë është se si disa liderë të tjerë botërorë e lanë atë në pritje përpara takimeve në Samarkand – duke përdorur kundër tij një nga taktikat e tij të preferuara për të pohuar dominimin.

Një tjetër shenjë: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të lejuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të mbajë një fjalim televiziv. Përveç Rusisë, të vetmet vende të tjera që votuan kundër ishin Bjellorusia, Kuba, Eritrea, Nikaragua, Koreja e Veriut dhe Siria. Rusia është pothuajse tërësisht e izoluar.

Një tjetër aleat rus, Armenia, ka qenë në pritje të një ofensive nga Azerbajxhani, i cili mund të përfitojë nga një Kremlin i hutuar.

Duke pasur parasysh humbjet e mëdha të njerëzve dhe pajisjeve që Rusia ka pësuar që nga fillimi i kësaj lufte të pamenduar (të paktën 70,000 viktima së bashku me humbjen e 6,200 automjeteve, 11 anijeve dhe më shumë se 200 avionëve të të gjitha llojeve), do të jetë e vështirë për të rimarrë veten.

Putini ende duket se ka frikë të urdhërojë një mobilizim të përgjithshëm nga frika e pakënaqësisë shoqërore.

Pra, ai po mbështetet tek llumi i shoqërisë për të bërë luftën e tij për të. “Kuzhinieri i Putinit”, oligarku Yevgeniy Prigozhin, me sa duket ka marrë përsipër rekrutimin e mercenarëve për Grupin e tij Wagner në burgje. Dërgimi i më shumë kriminelëve ka të ngjarë të minojë më tej cilësinë tashmë të ulët të forcave të padisiplinuara të Rusisë në Ukrainë, duke rritur rrezikun e një kolapsi të përgjithshëm.

Por ndërsa Rusia është në rënie, ajo ende nuk ka humbur.

Më shumë se 150,000 njerëz janë çliruar nga  në javët e fundit, por 1.2 milionë ukrainas të tjerë ende jetojnë të pushtuar.

Rusia vazhdon të pushtojë afërsisht 20 për qind të Ukrainës dhe Ukraina do të kërkojë më shumë pajisje ushtarake perëndimore për të përfunduar çlirimin e tokës së saj.

Ukraina dëshiron dëshpërimisht sisteme armësh të nivelit më të lartë si avionët luftarakë F-16, dronët Grey Eagle, bateritë e raketave të mbrojtjes ajrore Patriot, raketa me rreze më të gjatë veprimi dhe tanke kryesore luftarake si Leopard 2 gjerman ose M1 Abrams amerikan.

Edhe pse forcat e armatosura ukrainase kanë treguar se mund të asimilojnë me shpejtësi sistemet e sofistikuara perëndimore si Sistemi i Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS), Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ende hezitojnë të ofrojnë armët që kërkon Kievi. Arsyeja thelbësore, është se ne jemi ende të frenuar nga kërcënimet e hakmarrjes ruse.

Në të vërtetë, sa më keq të humbasë Putini, aq më shumë frikësohemi.

Putini po lëkundet. Tani është koha që ukrainasit të rrisin avantazhin e tyre. Kapeni momentin. Mos u jepni kohë rusëve për tu rikuperuar.

Duke pasur parasysh performancën e mjerueshme të ushtrisë ruse, Putini duhet të ketë më shumë frikë nga ne sesa ne nga ai.

Në fund, mënyra më e sigurt për të shmangur pasojat destabilizuese ekonomike dhe strategjike të një konflikti të vazhdueshëm është shkurtimi i luftës duke ndihmuar Ukrainën ta fitojë atë.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zyrtari i lartë britanik jep alarmin

“Armët e avancuara do të na sjellin katastrofën”

Intervista e studiuesit bullgar për Deutsche Welle

“Muajt e ardhshëm, më të vështirët në historinë e BE”