MENU
klinika

"Shqipëria bëhet fuqi e rëndësishme në rajon..."

Naftë në Shpirag? Rama flet për thesarin e jugut

09.09.2022 - 11:54

Gjatë fjalimit të tij në takimin me dhomat e biznesit, Rama tha se tashmë është e sigurt që në jug të Shqipërisë ka naftë dhe gaz të një cilësie të lartë, por problemi sipas tij është çështje e komercializmit.

“Nëse viti i ardhshëm do na sjellë lajmin që nafta e dhe gazi të zbuluar në Shpirag janë komerciale atëherë do flasim për një tjetër Shqipëri, fuqi ekonomike në këtë rajon, por kjo është ende e pasigurt. Sasia e naftës dhe gazit është gjetur, cilësia është më e lartë botërisht, problemi është te komercializimi i saj,” tha Rama.

Ndër të tjera ai foli edhe për çmimin e naftës dhe problemin e evazionit. Në lidhje me këtë Rama tha se do të shtohen kontrollet teknologjike në karburante me sa më pak inspektorë.

“Sot të thuash të ulësh barrën mbi çmimin e naftës është opinion, si ata që thoshin do të investojmë 2 miliardë se do i marrim nga duart e hajdutëve. Dihet që ka evazion. Po marrim masat që të fuqizojmë kontrollin e karburanteve, në mënyrë teknologjike, sa më pak inspektorë aq më pak halle”, u shpreh Rama.