MENU
klinika

"Sot është një histori suksesi"

Rama vlerëson kryebashkiakun e Himarës

30.09.2022 - 12:41

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në forumin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve listoi sipas tij bashkitë të cilat kanë pasur rezulatete shumë të mira dhe përparime në sektorin e pastrimit të qytetit. Rama u ndal tek Himara, kryebashkiakun Jorgo Goro, të cilin pak kohë më parë e pati kritikuar për menaxhimin e pastrimit të qytetit. Sipas Ramës ai tashmë është një shembull suksesi.

‘Himara nuk e shoh kryetarin e bashkisë së Himarës se di a është këtu. Është një histori suksesi. Nuk do të mërzitesha pasi ka qenë këtu kur ka ngrënë dru. Por tani është shembull i një punë dhe histori suksesi tashmë. Është e rëndësishme të krijohet një raport pozitiv me të gjithë komponentët në territori. Pogradeci ka qenë një zonë për të ardhur keq, sot është një pasqyre pastërtie. Kamza shëmbëlltyra më dramatike pisllëkut, sot është një pasqyrë pastërtie. Elbasani, falë impiantit të ndërtuar u hoq gjithë fusha mesjetare e plehrave dhe iku dhe reja e zezë e tymit, por edhe falë një organizimi dh e shtrirje të shërbimit në gjithë territorin e bashkisë. Por nuk janë të krahasueshme me Cërrikun dhe Sarandë. Cërriku ka ndërtuar një model i pastrimit të bashkisë. Ajo që ka bërë Cërriku është shumë domethënëse për arsye se tregon vizon dhe lidership.’- u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ne jemi mbretëria e skepticizmit, shikoni reagimin për satelitët”

Rama: Nuk e kemi si ambicie të arrijmë Gjermaninë për riciklimin


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë