MENU
klinika

Mesazhi i fortë i Blinken: Putini përgjegjës!

“Rendi ndërkombëtar po copëtohet para syve tanë”

22.09.2022 - 20:35

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se rendi ndërkombëtar kërcënohet të shkatërrohet për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

Në takimin e Këshillit të Sigurimit, ku mori pjesë edhe Rusia, Blinkeni ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të mbahet përgjegjës për luftën e nisur më 24 shkurt.

“Rendi ndërkombëtar po copëtohet para syve tanë. Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që presidenti Putin të mos mbajë përgjegjësi për këtë”, ka thënë ai.

Blinkeni ka shtuar se mbështetja ndërkombëtare për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës duhet të vazhdojë, pasi asnjë shtet nuk mund të ndryshojë kufijtë e një shteti tjetër përmes forcës.

“Nëse dështojmë që ta mbrojmë këtë parim, që Kremlini po e shkel në mënyrë flagrante, ne dërgojmë një mesazh tek agresorët kudo dhe e vëmë çdo shtet në rrezik”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bota në rrezik dhe e paralizuar"

Çelet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së