MENU
klinika

Përfliten për hatërmbetje mes tyre

Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen për herë të parë bashkë!

12.09.2022 - 12:01

Mes zërave se raportet mes tyre nuk janë mirë, dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, janë bërë bashkë për herë të parë.

Dy këngëtaret performuan në festivalin ‘Rock In Rio’ në Brazil, teksa paralajmëruan pjesëmarrjen e tyre përmes postimeve në Instagram. Postimet e Duas dhe Ritës në rrjetet sociale, duken mjaft të ngjashme, ku dy këngëtaret kanë ndarë foto-ablume në profilet e tyre.

Fillimisht ata shfaqen në avion, teksa më tej kanë ndarë edhe video me pamje të Rio de Janeiro-s.

Dyshja u shfaqën gjithashtu në skenën e madhe ku performuan përpara mijëra fansave të pranishëm në festival.

Nuk dihet nëse Dua dhe Rita kanë pasur një takim në prapskenë, megjithatë performacat e tyre u zhvilluan në kohë të ndryshme.

Kujtojmë se raporti i Rita Orës me Dua Lipën është përfulur gjatë në mediat botërore. Fillimisht ishte një intervistë e këngëtares Bebe Rexha që nxiti dyshimet që raportet mes Duas dhe Ritës nuk janë të mira. Bebe tha se do të dëshironte shumë që të bënte një bashkëpunim me koleget e saj me famë botërore, por ky bashkëpunim nuk ishte realizuar për shkak të dy këngëtareve. Deri më tani ajo që aludohet si shkaku i zënkës është mungesa e mbështetjes nga Rita për Duan kur ajo ishte në fillim të karrierës. Si duket Dua nuk ka mundur ta falë.

Gjatë një konference për shtyp para koncertit Rita Ora u pyet nëse do të ketë në të ardhmen një bashkëpunim mes saj dhe artisteve të tjera me sukses ndërkombëtar, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Ajo i është përgjigjur pyetjes të gazetarëve duke e treguar hapur problemin që ka me Duan. Rita tha se “gjërat bëhen në kohën” e duhur, duke shtuar se kur të vijë koha e duhur ajo është “gati.”

“E kuptova këtë. Kur unë fillova në 2011 në 2012 u ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time por edhe në fushat e tjera. Ne kemi shumë talent si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha ka axhendën e ngjeshur, po në kohën e duhur, por mua mund të më llogarisni (po)”, tha Rita.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Favorite për çmimet “MTV EMA”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa në garë!