MENU
klinika

Qeveria merr vendimin!

Rritje page për këto kategori! Kush përfiton?

28.09.2022 - 13:08

Këshilli i ministrave ka marrë vendimin për rritje page për disa kategori të caktuara duke nisur nga policia e shtetit, ajo e burgjeve dhe garda e republikës.

Rritje do të përfitojnë edhe forcat zjarrfikëse dhe administrata publike. Rama u shpreh se paga e ardhshme që do të marrin këto kategori do të jetë paga e rritur sipas përcaktimeve përkatëse.

“Angazhimin tonë për të mbështetur ata që janë në nevojë dhe ata të cilët janë në krye të detyrës. Për këtë arsye kemi marrë vendimin që policia e shtetit në nivelet bazë, të gjithë punonjëset e policisë në nivel inspektorësh dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë. Respektivisht 15 dhe 7%.

E njëjta gjë vlen edhe për gardën e republikës. Edhe për policinë e burgjeve, edhe për zjarrfikëset. Për administratën publike dhe jo vetëm nëpunësit e administrimit civil. Paga e ardhshme që do të marrin të gjitha këto kategori do të jetë paga e rritur sipas përcaktimeve të bëra në vendimet përkatëse”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“S’janë gjëkundi me shërbimet online”

BIRN: Përse ka radhë në banka edhe pas ankesës së Ramës

Nga Al Jazeera/ Saga stimuluese amerikane

Çfarë do të përfundojë në faturën e re të ndihmës?