MENU
klinika

"Favore të dënuarve VIP"

SHKB, hetim intensiv në burgun e Fierit

28.09.2022 - 13:14

Rreth një muaj më parë, Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve ka nisur një hetim intensiv për punonjësit e Burgut të Fierit.

Në listën e hetimi, të dyshimit dhe më pas të kërkesës për urdhër-arrest kanë qenë 18 punonjës, të sektorëve të ndryshëm, të cilët sipas prokurorisë kanë bërë të mundur që të favorizojnë një sërë eksponentësh të dënuar edhe me burgim të përjetshëm në mënyra të ndryshme.

Mirëpo kur Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjykatë urdhrat e ndalimit për të gjithë këta punonjës, gjykata vendosi t‘i lërë në arrest shtëpie. Në fakt, operacioni ashtu siç edhe hetimi u mbajtën të fshehtë, ndërkohë që menjëherë pas të dhënave për masën e sigurisë që ka dhënë gjykata për këta zyrtarë të burgut të Fierit, prokuroria e Tiranës ka bërë publike hetimet nëpërmjet një dosjeje paraprake. Në të janë dokumentuar, sipas prokurorisë, të gjitha shkeljet që janë konstatuar, shkelje që kanë shkuar në favor të emrave të njohur të botës së krimit të cilët gjenden në qeli me dënime të ndryshme e deri në burgim të përjetshëm.

PROKURORIA E TIRANËS

Sipas të dhënave që bëhen zyrtare me anë të Prokurorisë së Përgjithshme bëhet me dije se në konkluzionet e hetimeve, të kryera nga prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, janë konstatuar medikamente mjekësorë të skaduar në tri ambiente të ndryshme brenda regjimit të brendshëm:

1. Farmaci, 2. Kryeinfermieri, 3. Ambienti ndihmës i farmacisë. “Në lidhje me këtë konstatim personat përgjegjës janë farmacisti Dhori Meço, i cili ushtron këtë detyrë prej vitit 2014, kryeinfermieri, Ardian Toçilla, i cili punon prej 7 vitesh në këtë institucion, ku katër vite ka qenë me detyrë infermier dhe 3 vitet e fundit me detyrë kryeinfermier, dhe përgjegjësi i Sektorit të Shëndetësisë, Arbër Gjermeni, i cili ushtron këtë detyrë prej viti 2016.

Pa përgjegjësi nuk është edhe sektori i shëndetësisë pranë DPBsë të cilët administrojnë depon farmaceutike të medikamenteve”, thuhet në dosjen hetimore. Prokuroria thotë gjithashtu se, gjatë kryerjes se këtyre veprimeve hetimore nga policia gjyqësore pranë Burgut të Fierit, në lidhje me të dhënat e grumbulluara u krijuan dyshime të arsyeshme se në atë institucion janë kryer veprime të kundërligjshme.

Janë evidentuar 19 raste si vlerësime sjelljeje për ulje dënimi, për të cilat janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve. Prej tyre, thotë Prokuroria, 6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht ku janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve.

PËRFITUESIT

Sipas Prokurorisë, 28 të dënuarve u janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga Burgu, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier: 1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë. Njësia tregtare brenda institucionit IEVP Fier, nuk ka përmbushur detyrimet që lindin nga kontrata e qirasë për tu pajisur me aparat matës të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm duke sjellë për pasojë dëm në buxhetin e IEVP, (vërtetuar dhe verifikuar nga organet FSHU se nuk ka aparat matës të energjisë elektrike).

Po ashtu, bëhet me dije nga ana e hetimit se mes emrave të të burgosurve që kanë përfituar ulje dënimi të padrejtë, figuron edhe Viktor Ymeri, i akuzuar nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt; Genis Mhillaj, i cili ka qenë pjesë e dosjes së vrasësit me pagesë, i konsideruar si “njeriu bombë”, Julian Sinanaj. Po ashtu përfitues është edhe Taulant Balliu, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm, si pjesë e bandës së Tan Kateshit në Elbasan, bandë e formuar në vitin 1997. Në lidhje me emrin e Viktor Ymerit prokuroria saktëson në dosje se: “I dënuari Viktor Shefqet Ymeraj, në rubrikën me amnisti është pasqyruar se ka përfituar 1 vit ulje dënimi, në bazë të ligjit nr.22/2014, e cila është nënshkruar vetëm më firmë dhe nuk ka asnjë akt të administruar në dosjen penale të këtij të dënuari. Kjo amnisti është njohur nga ana IEVP Fier në kundërshtim me kriteret ligjore pasi në kohën që është dhënë, ky i dënuar nuk ka qenë në Republikën e Shqipërisë”,thotë prokurori.

“Ja si u favorizua Taulant Balliu, miku i Tan Kateshit”

Prokuroria e Tiranës në dosjen e përpiluar për rastin e abuzimeve të ndodhura në Burgun e Fierit ka identifikuar edhe favoret që i janë bërë një prej emrave më të njohur të bandës së Tan Kateshit, të rrezikshmit të Elbasanit, një prej bandave më gjoksore në vend, që kanë nisur aktivitetin kriminal që në vitin 1997.

Në dosjen penale të Taulant Balliut, rezulton se: Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 130 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën muajit tetor, nëntor, dhjetor viti 2019 dhe janar, shkurt viti 2020. Nga këqyrja në regjistrin e hyrjedaljeve nr.68 prot., datë 26.02.2018, i cili fillon me datën 04.07.2019 dhe përfundon me datë 05.09.2020 dhe rezulton se i dënuari Taulant Balliu, ka dalë në punë 60 orë e konvertuar në ulje dënimi 9 ditë konkretisht.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, përgjegjësi i Sektorit të Çështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, përgjegjësi i Sektorit Ligjor Gerald Nonaj, Ervis Alliaj shefi i Policisë Bashkim Meci, përgjegjësi i Sektorit Shëndetësor Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.

Personat përgjegjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Ervis Alliaj, Gerald Nonaj dhe miratuar nga drejtori i IEVP. Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj, i dënuari ka përfituar rreth 19.5 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 9 ditë ulje dënimi nga puna. Taulant Balliu është i njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja”, krahu i djathtë i kreu të grupit kriminal Tan Kateshi të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit

TË DËNUARIT PËRFITUES

1. Albin Jakë Mexhaj, ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

2. Bebeto Kapo Basha ishte dënuar 4 herë me 14 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

3.Gent Kapo Tota ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

4. Andrea Xhelal Boci i dënuar me masën disiplinore “Këshillim individual” por nuk është [paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

5. Fatjon Kujtim Karafili i dënuar me 10 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

6. Arben Zeqiraj, i dënuar me 10 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

7. Muhamed Abaz Sallahi ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

8. Falsifikim dokumenti në rastin kur i dënuari Maksim Sota kërkoi ulje të dënimit;

9. Sokol Çuman Burhamaj (Lamaj) ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

10. Armand Memisha Hoda, ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

11. Kaman Rexhep Lumani ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

12. Anastasios Joannis Exadaktylos ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

13. Pjetro Maria Agim Meçaj ishte dënuar me 10 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

14. Alban Elmaz Çoku u dënuar me 10 ditë izolim dhe “Këshillim individual”, janë fshehur në raportin për vlerësimin e sjelljes

15. Gazmend Bajram Allkaj ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

16. Viktor Shefqet Ymeraj ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

17. Halil Luan Shyti ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes;

18. Hekuran Muçaj ishte dënuar me 20 ditë izolim por nuk është paraqitur në vlerësimin e sjelljes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detajet e hetimit për shkeljet në burgun e Fierit

Si uleshin padrejtësisht vitet e dënimit për “VIP”-at