MENU
klinika

Zbulohen detajet

“Spiunët” e Gramshit i ndihmoi shqiptari, kush është “harabeli i kuq”?

29.09.2022 - 21:15

2 shtetasit rusë dhe një ukrainas që u arrestuan pasi tentuan të hyjnë në uzinën e Gramshit po qëndrojnë në qeli, teksa Gjykata vendosi për ta masën e sigurisë “Arrest me burg” për aq kohë sa do të zgjasin hetimet.

Megjithatë, detaje të reja kanë dalë së fundmi nga kjo dosje hetimore. Mësohet se shtetasit e huaj, të dyshuar si spiunë, janë ndihmuar dhe nga një shqiptar, i identifikuar me nofkën “Krasnij Vorobej”, që në shqip përkthehet “harabeli i kuq”, raporton News 24.

Identiteti i këtij personi është mbajtur sekret nga hetuesit dhe nuk dihet se kush është. Dyshimet se “spiunët” kanë pasur ndihmë nga shqiptarët u ngritën pasi nga sendet e sekuestruara ishin dhe 6 telefona celularë, në të cilët ishin të regjistruar numra shqiptarë, e po ashtu një prej kartave sim të vendosur në celular ishte shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga hyrjet në objekte të ndaluara te kontaktet me...

Çfarë dihet deri tani për “spiunët” e Gramshit

Arrestimi i tre të rinjve në Gramsh

Karamuço: Faktet që janë agjentë të “GRU”