MENU
klinika

"E di që ke për të më pyetur pse me mamin u ndamë"

“Të dua”/ Mozzik i dedikon këngën e ndjerë Hanës

23.09.2022 - 09:36

Disa orë më parë Gramoz Aliu i njohur si Mozzik publikoi dedikimin e radhës për vajzën e tij Hana, të cilën e ka me Loredana Zefin.

Më shumë se një këngë, ajo ishte një histori prekëse e një babai i cili vuan faktin që nuk e ka vajzën e tij afër. Nëpërmjet rreshtave Mozzik ka treguar historinë e tij të shumë përfolur me reperen, ndarjen që përpasojë bëri që sot ai ndodhet në Kosovë dhe vajza jeton me të ëmën, Loredanën larg tij në Zvicër.

Sigurisht në një dedikim kaq të ndjerë për Hanën, nuk kishte si të mos përmendej edhe Zefi. Reperi nuk ka hezituar t’a thumbojë ish-partneren me këtë këngë duke i hedhur “fajin” për ndarjen e tyre.

Një një fragment të këngës Mozzik i drejtohet Hanës duke u shprehur tekstualisht:

“Hanë, e di që ke për të më pyetur pse me mamin u ndamë, ka për të qenë më mirë unë asgjë mos me thënë se po të tregova është tepër e rëndë.”

https://www.youtube.com/watch?v=mW1KpfhBGjI

Loredana pasi ka dëgjuar këngën ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram. Po me këngë i është përgjigjur edhe Loredana Mozzik.

Ajo ka ndarë në Instastory një fragment të “Emotionally Scarred” të Lil Baby-t ku thotë:

“Nuk kam asgjë kundër teje, jemi njerëz, të gjithë përballemi me situata.Por jam lodhur duke u ndjerë e lodhur. Ajo pjesë e imja ka vdekur.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mozzik flet për ndarjen nga Loredana

“Hana do të rritet dhe do e kuptojë, jeta vazhdon”