MENU
klinika

Veprimi i fundit i Irmës ndaj Erandës

Thellohet “sherri” i motrave Libohova

12.09.2022 - 11:59

Jemi mësuar t’i shikojmë bashkë në skenë që prej fillimit, mirëpo dy motrat e njohura të muzikës shqiptare prej kohësh janë në “konflikt” me njëra-tjetrën.

Bëhet fjalë për Irma dhe Eranda Libohovën, hatërmbetjet e të cilave duket se vështirë se do të sheshohen. Ditën e djeshme më e vogla ndër motrat festoi ditëlindjen e saj të 53-të , në mungesë të motrë s së saj të madhe.


Eranda ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa copëza nga festa e saj e ditëlindjes, ku duket se është argëtuar nën shoqërinë e miqve të afërt. Mirëpo vëmendjen tonë e mori mungesa e Irmës. Kjo e fundit, as që e ka uruar të motrën në ditën e saj të veçantë.

Prishja e marrëdhënive midis dy motrave u vu re disa kohë më parë kur u pa se ato të dyja nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në ‘’Instagram’’ dhe madje dyshimet u shtuan më së shumti kur Eranda Libohova u dekoruar me çmimin ‘’Mjeshtëri i Madh’’, në festën që organizoi me rrethin e ngushtë shoqëror, nuk u pa prezenca e motrës së saj, Irmës.

Kohëve të fundit, Eranda ka postuar në Instastory-t e saj postime të fansave ku dukej së bashku me Irmën në skenë , veprime që u konsideruan si iniciativa për të rregulluar marrëdhënien me Irmën. Mirëpo, kjo e fundit duket se i qëndron stoike vendimit të saj për të mos folur me Erandën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN