Ndarja e Francesco Tottit nga Ilary Blasi ishte tema kryesore e “Domenica In”. Mara Venier intervistoi Roberto D’Agostinon, i pari që dha lajmin e ndarjes. Gazetari rrëfeu detaje të reja të historisë:
“Ata kanë qenë në krizë për të paktën pesë vjet. Kur u largua nga futbolli, Totti përjetoi një moment dëshpërimi, ndërsa karriera e Ilaryt mori hov.
Kur doli emri i Noemit, Ilary i kërkoi shpjegime Francescos para fëmijëve më të mëdhenj. Kishin vendosur të ndaheshin me një deklaratë të përbashkët që do të lëshohej pas përfundimit të shkollës së fëmijëve.
Publikimi i fotove të Francescos te shtëpia e Noemit e zemëroi shumë Ilaryn. Kjo është arsyeja pse dolën dy deklarata për shtyp” – u shpreh D’Agostino, i cili paralajmëroi se do të ketë një proces gjyqësor me prova të forta e shkatërruese për të dy.
Ilary kohët e fundit nuk po del, ajo kalon mbrëmjet me miqtë në shtëpi. Pavarësisht momentit të vështirë që po kalon, duket se nuk e ka humbur dëshirën për të qeshur dhe luajtur, por u beson vetëm pak njerëzve.