MENU
klinika

Përgjigjet Edi Rama

U shkarkua Gledis Nano se hetoi lidhjet e politikës me krimin?

22.09.2022 - 22:16

Kryeministri Edi Rama ka folur për shkarkimin e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për të cilin tha se nuk ka arritur disa objektiva.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë u pyet nëse një arsye e shkarkimit ishte se Gledis Nano po hetonte lidhjet e politikës me krimin. Rama e konsideroi këtë çështje si një legjendë urbane.

Pyetje: Pse u largua Gledis Nano?

Rama: Pse duhet të jetë kaq e rëndësishme të largohej Gledis Nano? Ai ma ka konfirmuar mua dorëheqjen.

Pyetje: Për çfarë arsye?

Rama: I është kërkuar dorëheqja sepse situata e fundit ishte problematike dhe kërkonte adresimin e saj me ndryshim në drejtimin e Policisë së Shtetit.

Pyetje: Thuhet se ka pasur informacion për Ervis Martinajn, ka bërë takim me ish-efektivin e operacionales, Jeton Lami.

Rama: Është legjendë urbane.

Pyetje: Nano ka raportuar në ambasasdat e huaja.

Rama: Janë të gjitha legjenda urbane. Di vetëm të them se ka kryer detyrën, ka bërë aq sa ka ditur dhe aq sa ka mundur. Nuk i është vënë në dyshim përpjekja. Befas ne nisëm të shohim simptoma problematikash me të cilat Policia e Shtetit është ndarë me kohë, nga shfaqja e parcelave të kanabisit, rryshfetet e policëve në rrugë. Vrasjet pa përgjigje të kohës së fundit. Të gjitha këto kërkonin një shkundje dhe kaq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Boçi: Vjeshta do jetë e protestave dhe aksioneve politike

Shkarkimi i Gledis Nanos/ “Rama do një njeri nën kontroll për zgjedhjet lokale!”

“Nuk kam ndërmend të dorëhiqem”

Prapaskenat e largimit të Gledis Nanos