MENU
klinika

Evropa në alarm

Veçse pa energji, këtë dimër mund të mbetemi dhe pa telefon…

29.09.2022 - 15:53

Lufta e Rusisë po ndikon në jetën tonë në mënyra që nuk e kishim imagjinuar.

Si për shembull, mund të jemi pa telefona celularë këtë dimër, nëse ka ndërprerje të energjisë ose kufizime të cilat mund të shkatërrojnë pjesë të rrjeteve celulare në kontinentin Evropian.

Vendimi i Rusisë për të ndaluar furnizimin me gaz përmes rrugës kryesore të furnizimit të Evropës pas konfliktit në Ukrainë, ka rritur shanset për mungesë të energjisë.

Lexo edhe : Kërcënimet e Rusisë për armët bërthamore, Zelensky: Të merren seriozisht!
Zyrtarët e industrisë së telekomunikacionit thonë se kanë frikë se një dimër i ashpër do të vërë në provë infrastrukturën e telekomunikacionit të Evropës, duke i detyruar kompanitë dhe qeveritë të marrin këto vendime.

Aktualisht nuk ka mjaft sisteme rezervë në shumë vende evropiane për të përballur ndërprerjet e gjera të energjisë, thanë katër drejtues të telekomit, duke rritur mundësinë e ndërprerjeve të telefonisë celulare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kovaçevski paralajmëron maqedonët

“Na pret një dimër i ftohtë!”

Analistët: Çmimet do të vijnë në rritje!

“Sanksionet dëmtojnë edhe Rusinë, edhe BE-në”