Ajo çka po ndodh me Ervis Martinajn, i cili u raportua i zhdukur, por që ende nuk dihet fati i tij, ka pështjelluar jo vetëm politikën, por edhe opinionin publik.
Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka publikuar disa lajme në media online që shkruajnë se ai ka shkuar në Amerikën Latinë për të takuar pikërisht Ervis Martinajt.
Në rrjetet sociale, gazetari Hoxha ka nxjerrë komentet dhe lajmet, ndërsa ironizon duke thënë “çfarë sjell ora nuk sjell moti..”, ndërsa në mënyrë kategorike ka mohuar pretendimet në media.
Një nga komentet që ka publikuar Artan Hoxha thotë se “Vis Martinaj është gjallë në Amerikën Latine, duke u maskuar si Artan Hoxha, ndërkohë që ai që është zhdukur vërtetë dhe duhet kërkuar ku e kanë fshehur është Artan Hoxha”.
Postimi i Artan Hoxhës
What fake…..
Çfare nuk ben vaki ne kete vend???!!!
Tani qe u hapen dhe bastet online, 50% me 50% ka vajtur kjo pune
Nuk thote kot populli, “çfare sjell ora, nuk sjell moti”…
Si ka qene ajo batuta e estrades se Fierit:
Partizani, ishte veshur si partizan, qe ta merrnin gjermanet per ballist
Ububuja ç’na gjeti!!!
Hajde mbushi mendjen dynjase qe jam Artan Hoxha dhe nuk jam zhdukur