MENU
klinika

Dy identitete

Vrasja e 44-vjeçarit, policia jep informacione mbi autorin

28.09.2022 - 09:57

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje mbi autorin e dyshuar të plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen e 44-vjeçarit Pjetër Kola mbrëmjen e djeshme. Autori i dyshuar, që ka dy identitete, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë”, bën me dije policia.

Panorama mësoi se autori i dyshuar është shtetasi Martin Pergjini.

Njoftimi nga Policia Shkodër

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen e 44-vjeçarit nga Lezha.

Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Pukë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, kanë vijuar intensivisht punën për grumbullimin e provave, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. GJ. alias A. Gj., 36 vjeç, banues në Lezhë.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftallë, Pukë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Demokratët zgjedhin kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale

Votimi për Primaret nis me probleme në Lezhë, shkak lista e anëtarësisë

Konflikti me armë në degën e PD në Kurbin

Përjashtohen nga primaret 2 kandidatë

Ndreu: Është më i madhi i të gjitha viteve

Lezha miraton buxhetin e vitit 2023

Rama: Vizitorë nga e gjithë bota

Shqipërisë i shtohen ‘mysafirët’ në 2022!