MENU
klinika

Biseda me video

Whatsapp sjell funksionin e ri, që do ta gëzojë shumicën

28.09.2022 - 10:27

Aplikacioni tani mundëson thirrje më të thjeshta drejt bisedave audio dhe së shpejti do të zbatojë biseda video me deri në 32 persona.

WhatsApp prezanton një opsion të ri, i cili ju lejon të ndani një lidhje telefonate. Ky opsion do të fillojë të shfaqet në program më vonë këtë javë dhe mund të aksesohet nëpërmjet shiritit të disponueshëm në krye të skedës së thirrjeve. Nëse dëshironi të provoni funksionin e ri, do t’ju duhet versioni më i fundit i aplikacionit.