MENU
klinika

Historia

104-vjeçari rinovon patentën: T’i jap makinës dhe të gatuaj përfaqëson pavarësinë time

14.10.2022 - 19:30

Sebastiano Maccioni edhe pak dhe do të festojë 104 vjetorin e lindjes, por mosha e tij e madhe nuk e pengon që të rinovojë patentën e tij.

I njohur nga të gjithë me pseudonimin “Bustianu”, burri i vjetër ka një makinë të vogël të bardhë, me të cilën shkon në qendër të qytetit Nuoro për të blerë gazeta.

“Kur shkova para komisionit të ekzaminimit, kisha përgatitur tashmë certifikatën e ekzaminimit kardiologjik dhe okulistik”, tha i moshuari.

“Makina ime është shumë e rëndësishme për mua, përfaqëson pavarësinë time,” tha ai.

I moshuari madje bën vetë pazarin dhe gatuan vetë.