MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A e prish elasticitetin e gjoksit ushqyerja e foshnjës me gji?

26.10.2022 - 11:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A e prish elasticitetin e gjoksit ushqyerja e foshnjës me gji?

Mjeku: Mëse e gabuar. Përkundrazi, të ushqesh fëmijën me gji është një mrekulli për disa arsye. E para, është pa kosto, E dyta, është i gatshëm. E treta, ka një cilësi të jashtëzakonshme për të krijuar imunitetin e bebit. E katërta, krijon afeksion nënë-fëmijë në mënyrën më të mrekullueshme. E pesta, e mbron nënën nga problemet shëndetësore të gjirit.

Një nënë që i jep gji bebit, jo vetëm që nuk i prishet forma e gjirit, por kanalet që kanë gjokset, janë krijuar në një mënyrë të tillë që të prodhojnë qumësht dhe të nxjerrin qumësht. Kur ato prodhojnë qumësht dhe nxjerrin qumësht, ai gjoks mbetet tepër i shëndetshëm. Ato nëna të cilat nuk e ushqejnë bebin me gji, jo vetëm që privojnë të gjithë ato cilësi që unë të rreshtova më lart, por i bëjnë dëm dhe vetë shëndetit të gjoksit. Si rrjedhojë, këto janë femra më shumë të prirura për të bërë kancer të gjoksit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur?

Parandalimi i Kancerit të Gjirit