MENU
klinika

Shoferja mbetet e bllokuar

Aksident në Vlorë, makina kthehet përmbys në mes të rrugës

19.10.2022 - 12:12

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, në rrugën Transballkanike.

Një makinë tip “Volswagen” është kthyer përmbys në mes të rrugës, ndërsa drejtuesja e mjetit ka shpëtuar pa pësuar dëmtime.

Ngjarja ka ndodhur kur shoferja ka goditur një makinë të parkuar dhe mjeti është kthyer përmbys.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.