MENU
klinika

Me lot në sy

Aktorja e “Portokallisë” zbulon pengun e saj më të madh

07.10.2022 - 09:34

Albana Perhati është një ndër aktoret më të dashura të “Portokallisë”. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, ku foli për jetën private dhe atë profesionale.

Mirëpo, ajo ka treguar me lot në sy edhe pengun e saj më të madh.

“Kam edhe një peng që se kam thënë kurrë. Fakti që prindërit e mi janë jashtë dhe pamundësia e prindërve të mi për të ardhur në Shqipëri. Dhe se kam pasur kurrë për gjithë këto vite të më shohë duke performuar. Është një nga pengjet e mia. Kurrë nuk ka qenë në sallë të më shikojë live është një pamundësi fizike”, shtoi më tej Albana.

Jo vetëm kaq por ajo ka zbuluar edhe një moment të vështirë gjatë karrierës si aktore.

“Ne shfaqet i xhirojmë të shtunën dhe unë isha dy orë para se të dilja. Marr një telefonatë nga djali xhaxhait dhe më thotë se si është babi. Mami s’më kishte treguar se babi kishte kaluar trompozë dhe ishte në gjendje kritike për jetën”, theksoi ajo.

Edhe pse në gjendje jo të mirë emocionale, Albana Perhati arriti ta përfundojë shfaqjen atë ditë.

“Unë e bëra shfaqen atë ditë dhe kanë qenë dy orët më të tmerrshme të jetës sime. U munduan të mos më shqetësonin para shfaqesh. Është një moment që nuk do ta harroj kurrë. Prindërit e mi jetojnë në Itali prej 22 vitesh. Është moment shumë i vështirë i daljes në skenë. Babi u bë mirë dhe tani e kanë me ultimatum që çfarëdo që të ndodhi unë dua të di dua të jem aty”, përfundoi Albana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktori i njohur 'zbulon' lajmet e fundit

“Fjoralba merr Për’puthen, Bora merr Portokalli!”

Ja kur rikthehet në transmetim!

“Portokalli” rikthehet sërish të dielave