Android është aktualisht sistemi operativ celular më i përhapur në botë, dhe këto janë aplikacionet që përdoren nga shumica absolute e përdoruesve të tij.
Ndërsa ka shumë aplikacione të shkëlqyera në Android që mund të mos jenë të njohura, ne i kemi renditur gjashtë programet më të njohura që gjinden në shumicën dërrmuese të pajisjeve me sistemin operativ Google të instaluar.
Makeuseof i ka përdorur të dhënat e AndroidRank për ta krijuar listën origjinale dhe i ka përjashtuar aplikacionet që vijnë të para-instaluara në shumicën e pajisjeve Android.
1. WhatsApp8,413 miliardë shkarkimeNë korrik tw vitit 2018, WhatsApp ishte aplikacioni i tretë më i shkarkuar me 2.9 miliardë shkarkime dhe në vitin 2022 zuri vendin e parë. Aplikacioni i njohur i mesazheve instant të Meta-s është në pronësi të Facebook që nga viti 2014. Nëse, si shumë avokatë të privatësisë, nuk ju pëlqen – ka gjithmonë alternativa.
2. Facebook6.95 miliardë shkarkimeNuk jemi të befasuar kur e shohim Facebookun si aplikacionin e dytë më të popullarizuar në Play Store. Pavarësisht skandaleve të shumta, praktikave të dyshimta të privatësisë dhe lëvizjes #DeleteFacebook, platforma e Meta është ende aplikacioni i dytë më i popullarizuar në Google Play Store. Pa dyshim, shumë njerëz ende nuk e pëlqejnë Facebookun – aplikacioni aktualisht ka 76 milionë vlerësime me një yll.
3. Facebook Messenger5.67 miliardë shkarkime
Prania e Messenger në vendin e tretë e konfirmon kontrollin e Facebook mbi të gjitha softuerët e Google. Messenger është rritur në popullaritet gjatë dy viteve të fundit falë robotëve që e bënë shërbimin kaq të dobishëm. Aplikacioni është gjithashtu më i sigurt për fëmijët, sepse u mundëson prindërve ta kontrollojnë ndarjen e të dhënave të fëmijëve dhe gjëra të tilla si aktivitetet dhe aplikacionet ku ata studiohen.
4. Instagram4,197 miliardë shkarkimeInstagram është një tjetër aplikacion nën paltformën e Facebook. Aktualisht është aplikacioni i katërt më i shkarkuar në Play Store dhe ka çuditërisht pak komente negative. Me veçori të reja si “Instagram Reels”, aplikacioni ka tërhequr edhe më shumë përdorues – në dëm të atyre që thjesht duan të shikojnë foto të bukura.
5. Garena Free Fire: Rampage1.2 miliardë shkarkimeGarena Free Fire është një lojë celulare e betejës mbretërore ku lojtarët përpiqen të mbijetojnë në një hartë gjithnjë në tkurrje. Loja fillon me 50 lojtarë që fluturojnë mbi ishull në një aeroplan, zbarkojnë kudo që duan dhe më pas fshihen dhe mbledhin armë për t’i mposhtur kundërshtarët e tjerë. Fituesi është ai i fundit që mbetet në këmbë.
6. TikTok2,843 miliardë shkarkimeRritja e qëndrueshme e TikTok vazhdon. Aplikacioni, i cili lejon përdoruesit të krijojnë video të shkurtra, u bë i njohur gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, ndërkohë që Covid ‘i detyroi’ njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Aplikacioni i ka tejkaluar një miliard shkarkime në korrik të vitit 2019, dhe më pas pothuajse dyfishoi numrin e përdoruesve.