MENU
klinika

Parashikimi

Ardhja e dimrit, një valë e re e rasteve me koronavirus pritet t’i afrohet Evropës

07.10.2022 - 12:53

Një valë e re e Covid-19 po afrohet në Evropë ndërsa temperaturat shkojnë drejt uljes. Tashmë ekspertët e shëndetit publik që paralajmërojnë se lodhja dhe konfuzioni rreth llojeve të ndryshme të vaksinave që ofrohen mund të kufizojnë numrin e njerëzve që mund të marrin dozë përforcuese.

Nënvariantet B4/5 Omicron që dominuan gjatë verës janë ende përgjegjës për shumicën e rasteve, por nënvariantet më të reja të Omicron po fitojnë terren.

Qindra lloje të reja të Omicron janë duke u identifikuar nga shkencëtarët, njoftuan zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë këtë javë.

Shifrat e publikuara nga OBSH-ja vonë të mërkurën treguan se numri i rasteve në BE arriti në 1.5 milionë javën e kaluar, një rritje prej 8% në javën e 19-25 shtatorit, pavarësisht një rënie dramatike të testimit.

Në nivel global , numri i rasteve vijon të ulet. Numri i shtrimeve në spital në shumë nga 27 vendet e BE-së si dhe në Britani është rritur gjithashtu javët e fundit.

Pranimet në spitale me simptoma të Covid-19 u rritën me pothuajse 32% në Itali në javën që përfundoi më 4 tetor, ndërsa pranimet në njësitë e kujdesit intensiv u rritën me 21% krahasuar me javën e kaluar , sipas të dhënave nga instituti i pavarur kërkimor Gimbe.

Gjatë së njëjtës javë, shtrimet në spital për shkak të Covid-19 në Britani u rritën me 45% krahasuar me atë të mëparshme. Vaksinat B1 dhe B4/5 të Omicron për Covid të përshtatura me “substrain” janë të disponueshme në Evropë nga shtatori, së bashku me vaksinat e gjeneratës së parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN