MENU
klinika

"Po më tregon ti mua rininë shqiptare"

Arjani dhe Neda përplasen me njëri-tjetrin në Për’Puthen

06.10.2022 - 10:13

Një debat ka ndodhur në puntatën e sotme të “Për’Puthen” mes Arjanit dhe Nedës, ku dy opinionistët u përplasën me njëri-tjetrin pikërisht për rininë shqiptare.

Madje, ata ofenduan edhe njëri-tjetrin, ku më pas ndërhyri moderatorja Ori Nebiaj për të shuar paksa debatin mes tyre.

Pjesë nga debati:

Neda: Fjalia e parë që the në emision ishte “Ku e gjetët”? Më gjetën o Zotëri. Më gjetën aty ku humbe ti
Arjani: Unë e thashë për batutë. Unë bëra batutë dhe e thashë me të qeshur.
Neda: Ishte batutë? Bëje si burrat dhe…
Arjani: Kjo e paska me mua…Meqë po e zgjat dhe nuk je e vetëdijshme për atë që the…
Neda: E ke tipike këtë që thua ti sepse gocat për ty ose kanë probleme me veten, ose nuk janë të ndërgjegjshme
Arjani: Pate pafytyrësinë më të madhe javën e kaluar ku më the se këta janë rinia e televizionit e jo rinia e Tik-Tok. Po unë njoh rininë e Tik-Tok, rininë e televizionit, rininë e rrugës, rininë e dështuar, rininë e suksesshme. I njoh të gjithë.
Ti që më vjen nga Big Brother më vjen këtu mua e më tregon rininë. E kupton se cfarë kurajo të pacipë që ke ti…
Neda: Ik bëj ndonjë reklamë te Medreseja, ik bëj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN