MENU
klinika

Komenti për Dua-n, Ritën dhe Bebe-n

Ava Max rrëfen gjithçka: Nga djali që i theu zemrën dhe muzika

25.10.2022 - 11:12

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ishte së fundmi ylli i kopertinës së revistës “Maxim.” Në intervistën e saj, Ava Max foli për projektete e saj muzikore por edhe për jetën e saj personale.

Këngëtarja zbuloi se albumi i saj i dytë do të lançohet në janar, dhe titullohet “Diamond & Dancefloors”. Gjithashtu ajo rrëfeu se albumi është frymëzuar nga “viti më i keq” i saj, pas një ndarjeje që i ndryshoi jetën.

“Një ndarje shumë e keqe ndryshoi perceptimin tim për gjithçka, mënyrën se si e shikoj jetën, mënyrën se si shkruaj muzikë, mënyrën se si ndihem për flokët e mi, gjithçka që është e rëndësishme për mua. Patjetër që ndarja më ndryshoi, kjo është arsyeja pse kam shkruar shumë lloje të ndryshme tekstesh që nuk i kam shkruar kurrë më parë. Çdo këngë është shumë emocionuese dhe gjithashtu të bën të duash të kërcesh në të njëjtën kohë”– tha Ava Max për revistën.

Kënga e saj më e fundit, “Million Dollar Baby”, është një këngë shëruese, një këngë që lajmëron një Ava Max të re dhe “të shëruar.”

“Ka të bëjë me mua dhe ideja që të ndihmoj veten dhe të mos mbështetem te dikush tjetër për të zgjidhur problemet e mia dhe të jem drita ime në errësirë. Kështu që ai, për mua, ndihet si projekti i parë nga Diamonds & Dancefloors”, tha ajo për këngën, duke e krahasuar atë me “Maybe You’re the Problem”, e cila u lançua pranverën e kaluar.

“Kjo është një pjesë e madhe e albumit. Ndjehem sikur isha ende duke kaluar në atë që jam duke kaluar tani për këtë album. Ishte për djalin që më theu zemrën”– shtoi ajo.

“Maybe You’re the Problem” tregon një djalë që e mban të dashurën e tij të hamendësojë se çfarë po bën gabim në marrëdhënien e tyre. Edhe pse nuk është etiketuar në mënyrë konkrete, projekti është një pjesë shoqëruese e “Sweet but Psycho”, këngës që e bëri të famshme Ava Max në vitin 2018.

“Ka të bëjë me idenë se si burrat mund t’i nxisin gratë që të mendojnë se janë të çmendura dhe psikopate kur në realitet ato thjesht po shprehin emocionet e tyre. Mendoj se shumë gra ndihen kështu, edhe burrat, por kryesisht gratë. Njerëzit e pëlqyen sepse ishte qesharake, por gjithashtu ata e kuptuan mesazhin pas saj. Dhe ata disi mësuan përmes asaj kënge, ‘Hej, nuk mund ta quash thjesht një vajzë psikopatë”, tha ajo për suksesin e këngës së saj.

Revista shkruan se kur Ava ishte një vajzë e vogël në Hampton Roads, Virxhinia, ngacmohej vazhdimisht. Pika kulminante erdhi kur një vajzë në shkollën e mesme i tha asaj të takoheshin në banjë për një bisedë.

“Ajo më futi kokën në tualet dhe unë bërtita pas kësaj. Dhe ne të dyja u përjashtuam dhe pastaj shkova në një shkollë private të krishterë. Dhe gjithashtu më përjashtuan nga ajo shkollë. Kështu që, pata një kohë të vështirë”- tregoi Ava.

Ajo përfundoi duke u shkolluar në shtëpi nga prindërit e saj, emigrantë shqiptarë që luftuan për të bërë një jetë të mirë për të dhe vëllain e saj të madh. Nëna e saj, Andrea, është një soprano e operës, dhe babai i saj, Paul, një pianist. Ai e ndihmoi atë të praktikohej për konkurse këngësh në të cilat ajo mori pjesë gjatë viteve të saj të adoleshencës.

“Ishte në gjakun tim të isha në skenë. Ishte diçka që e dija se duhej të bëja”, tha ajo, duke kujtuar se si nëna e saj i bashkohej në bodrum për një raund karaoke:

“Ajo zbriste poshtë dhe këndonte me mua dhe më tregonte disa gjëra dhe më ndihmonte të bëhesha këngëtarja që jam sot. Ajo më këndonte çdo ditë. Zëri i saj i operës, ajo mund të thyejë dritaret”- tregoi Ava.

Ava i bashkohet listës së yjeve të pop-it me prejardhje shqiptare, duke përfshirë Dua Lipën, Rita Orën dhe Bebe Rexhën.

“Ato janë të gjitha kaq të talentuara por unë mund të flas vetëm për veten time. Duke parë prindërit e mi duke luftuar më bëri të mendoj, “si e bënë prindërit e mi?” Nuk kam marrë kurrë jo për një përgjigje. Kjo është e vetmja zgjedhje. Nuk kisha një plan B”– tha Ava Max.

Në moshën 14-vjeçare, ajo shkoi në Los Anxhelos me qëllimin për t’u bërë një yll, por iu tha të rikthehej kur të ishte më e rritur, dhe kështu u kthye në shtëpi. Kur ishte 17 vjeç, ajo dhe vëllai i saj u kthyen në LA pa asnjë perspektivë dhe pa ndonjë plan. Ajo jetonte me 20 dollarë në javë duke punuar në Hollister dhe në një tjetër punë, që kishte të bënte me kujdesin e folkëve për njerëzit në një kioskë tregtare.

Ngritja e nivelit nënkuptonte për të “të prodhonte muzikë.” Kur ajo përfundoi një këngë që i pëlqente, producenti Cirkut i tha të shkruante edhe njëqind të tjera. Dhe më pas erdhi “Sweet but Psycho”, hiti i saj më i madh deri më sot, numri një në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Gjermani, Poloni dhe Slloveni.

Pas atij albumi ajo bashkëpunoi me DJ holandez Tiësto në “The Motto”, një këngë që përfaqëson një evolucion në procesin e saj krijues.

“Ndryshoi mënyrën se si regjistroj, sepse ‘Motto’ është shumë e ndryshme. Është shumë i ulët, pothuajse si rap. Sapo u hodha prapa, a mund ta bëj këtë? Ndihej si një fillim krejt i ri për mua dhe ishte argëtuese dhe disi e lehtë, si një rekord feste që nuk e kam bërë kurrë”- tha ajo për regjistrimin e këngës që arriti në vendin e 16-të në Top 40 të Billboard-it, nëntorin e kaluar.

Ava gjithashtu zbuloi se po mendon të kalojë në aktrim dhe tashmë po mendon për albumin e saj të tretë.

“Fama nuk është për mua. Nëse mund të shkoj një fundjavë larg, apo edhe një të diel të tërë për të mos menduar për Ava Max, e bëj. Nëse fama do të ishte jashtë saj, mendoj se do të isha më e lumtur”, thotë ajo, duke ëndërruar një ditë plazhi apo edhe një natë në kinema.