MENU
klinika

"Viti 2023 do jetë edhe më i vështirë"

Balluku publikon vendimet e grupit të punës

05.10.2022 - 16:33

Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pati sot një takim me përfaqësuesit e organizatave të biznesit dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për të ndarë rezultatet e grupit të përbashkët të punës sa i takon kërkesave të këtyre përfaqësuesve lidhur me energjinë elektrike.

Balluku tha se viti 2023 do jetë edhe më i vështirë se ky që po kalon.

“Ky është moment shumë i vështirë për familjet, bizneset e qeverinë. Ne jemi vend i vogël por jo i pafuqishëm. Ky është moment solidaritet, nuk është moment as për preferenca të bindjeve politike por jemi këtu për të bërë detyrën tonë.

Ne jemi duke analizuar kërkesën që ka të bëjë me gjithë bizneset që kanë dalë në tregun e lirë e përballen me një situatë të paprecedentë të cmimeve, po e konsiderojmë, nuk mund të shprehem sot se 3.5 mln në muaj janë një peshë për qeverinë.

Mundësitë financiare të qeverisë në këto momente janë të kufizuara, viti 2023, nga të dhënat që na vijnë, do jetë një vit akoma më i vështirë se 2022 dhe buxheti i shtetit duhet të jetë konservator që të parashikojë fondet që janë të rëndësishme në një kohë që nuk dihet kur kriza mund të mbarojë e si do agravojë”.

Vendimet e grupeve të punës, sipas ministres Balluku:

“Kërkesa juaj e parë për rritjen e kapaciteteve të prodhimit për autoprodhuesit. Shuma që ne e kemi lejuar është më e larta në Evropë. 500 kwh lejohet veetëm në Shqipëri, Itali e Greqi.

Ne do i qëndrojmë 500 kwh se kemi zbatuar ligjin, e ka analiza teknike që kemi bërë. Kemi adresuar dicka që është netimi vjetor e jo mujor nga 1 janari 2023, do kemi një netim vjetor të autoprodhimit e ky është një hap përpara.

Dicka tjetër, sa i përket fasilitimit të aplikimit për leje ndërtimi. Mos konsiderohet një park fotovoltaik apo eolik si leje e mirëfilltë ndërtimi, të fasilitohet dhe që procedurat të ecin më shpejt,se është strukturë e përkohshme.

Për të gjitha këto e kemi marrë angazhimin e duhet adresuar sa më shpejt që të rrisim kapacitetet e energjisë së rinovueshme.

Kërkesa për të deklaruar datën e fillimit të operimit të bursës shqiptare 23 nëntor 2022. Bursa të nisë menjëherë nga puna, por ka qenë proces i një gare ndërkombëtare, ka pasur vonesa. Kjo bursë do ketë nevojë për likuiditet energjitik, të cilin sot ne e kemi angazhuar në bazë të VKM për emergjencën energjitike duke i dhënë detyrën e shërbimit KESH-it.

Bursa do ngrihet por likuiditetet energjitike janë të angazhuara për të mbuluar familjarët, bizneset e vogla, e ndoshta nëse do kemi mbështetje të ministrisë së Financave, mund tja dalim të plotësojmë kërkesën tuaj për ndërmarrjet e mëdha që ndodhen sot në tregun e lirë”, tha Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur do të ndërtohet segmenti i parë IAP?

Masat/ Firmoset marrëveshja mes Albgaz e ENAGAS