MENU
klinika

Lia Liga, Java 8

Barcelonës i mjafton Lewa, polaku vendos rekord

01.10.2022 - 23:01

Barcelona është mjaftuar me 0-1 në Mallorca, në ndeshjen e La Liga.. Katalanasit dominuan tërësisht në pjesën e parë dhe të dytë, duke ushtruar presion konstant ndaj Muriqit me shokë.

Në minutën e 20-të, i zakonshmi Lewandowski do çlironte trajnerin Xavi, pasi topi do shkonte në rrjetë. Robert Lewandowsk është lojtari më i shpejtë që ka shënuar 9 gola në La Liga në shekullin e 21-të, duke shënuar në 7 ndeshjet e tij të para në këtë garë (18 goditje në portë). Edhe vendasit do kishin mundësitë e tyre dhe do “ngacmonin” Ter Stegen, por pa konkretizim.

Në pjesën e dytë, Barcelona do ultte ndjeshëm ritmin, për të marrë kështu këtë fitore me vlerë. Kampionati aktualisht kryesohet nga Lewa më shokë, ndërsa Mallorca ndihet komode në mesin e tabelës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN