MENU
klinika

Tetori rozë

Bashkë për vajzat dhe gratë! Bamirësi në TKOBAP

24.10.2022 - 17:48

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i bashkohet Tetorit Rozë me një koncert bamirësie, për t’iu gjendur pranë vajzave dhe grave, që po luftojnë kundër kancerit të gjirit.

Artistët e TKOBAP kishin zgjedhur një repertor të mrekullueshëm për një kauzë të rëndësishme. Mbrëmja koncertale e bamirësisë u mbajt në hollin koncertor. Në të interpretuan emra të njohur si Vikena Kamenica, Armaldo Kllogjeri, Dorina Selimaj, Shpresa Beka, Ramona Tullumani, Sonila Baboçi, Renisa laça, Xhieldo Hyseni, Bledar Domi e Artur Vera, me koncertmaestër: Ingrid Pulizo, Etrita Ibrahimi e Herta Cane e Igli Rapaj.

Me këtë mbrëmje koncertale, TKOBAP u ndodhet pranë vajzave dhe grave të cilat janë duke luftuar kundër sëmundjes së kancerit të gjirit.

Tetori është muaji i depistimit dhe ndërgjegjësimit të kësaj sëmundjeje dhe në këtë kuadër, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, organizoi këtë mbrëmje bamirësie, me qëllim mbledhjen e donacioneve për blerjen e protezave dhe përpunimin e parukeve, në bashkëpunim me Europa Donna Albania, për vajzat dhe gratë të cilat po përballen me luftën kundër kancerit të gjirit.