MENU
klinika

Pas fitores së fundit

Bayern vendos një rekord të ri në Champions

05.10.2022 - 11:34

Bayern Munich vijon rrugëtimin perfekt në këtë edicion të Champions League: 3 ndeshje 3 fitore, 9 gola të shënuar asnjë i pësuar. Ekipi i Nagelsmann arrin një rekord absolut në turneun më të rëndësishëm në Evropë, përballë Viktoria Plzen e dërguan në 31 numrin e ndeshjeve pa pësuar humbje në fazën e grupeve, shifra fantastike.

Kjo ishte një përballje pa shumë histori e zhvilluar vetëm me një sens. Sane hapi banketin me një super gol që në minutën e 7-të. Në të 13-tën ishte Gnabry që dyfishojë shifrat ndërsa në minutën e 21-të Sado Mane dërgoi rezultatin në 3-0.

Me fillimin e pjesës së dytë, Nagelsmann nisi të freskojë ekipin ndërsa në minutën e 50-të ishte sërish Sane që kompletoi “dopjetën” personale dhe golin e katërt për Bayern. I hedhur në fushë si zëvendësues, Choupo-Moting sigloi rezultatin final në 5-0 në minutën e 59-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e treta në grupe

Bayern me “5 yje”, kualifikimi pa problem