MENU
klinika

Pas Valdrin Sahitit

Beyonce vishet nga një tjetër stiliste shqiptare

05.10.2022 - 09:44

Dizajnerja e njohur nga Kosova, Lena Berisha, falë punës së saj ka arritur të njihet edhe në tregun ndërkombëtar. Ajo ka veshur një sërë yjesh me famë botërore si Bebe Rexha, Cardi B dhe të tjerë. Së fundmi, ajo ka bërë me dije se është përzgjedhur gjithashtu nga diva e muzikës, Beyonce.

“Queen B” ka zgjedhur fustanin e stilistes shqiptare për Tiffany & Co, ku dukej e mrekullueshme. Kujtojmë se diva e muzikës ka zgjedhur më parë dhe krijime nga stilisti Valdrin Sahiti. Artistja me famë botërore u shfaq e veshur më një fustan të kuq të krijuar nga dizajneri në “Grammy Awards”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video/Për çfarë flet dokumentari?

“Homecoming” nga Beyonce së shpejti në Netflix